Home KRYESORE Hollanda dje na rrahu 2 herë… dhe ja pse e duam Hollanden…

Hollanda dje na rrahu 2 herë… dhe ja pse e duam Hollanden…

Nga Ylli Dylgjeri

E duam Hollandën. E duam për shumë arsye…tek e fundit e duam edhe pse na shkolloi Kryetarin e Opozitës, zotin Basha, paçka se sot kemi një opozitë në epruvetë.

Por, s’duhet të merrnin këtë shpërblim që na e dha dje ky vend i ngjyrave e i luleve.

Dje Hollanda na rrahu dy herë!

Na rrahu me institucionet ligjëzbatuse duke kërkuar bllokimin e lëvizjes së lirë në Europë.

Na rrahu thellë edhe në basketbollin e meshkujve.

Hollanda e dalluar për kultivimin e tulipanëve dje na dhuroi kaktuse. I meritojmë gjëmbat.
I meritojmë…

Share: