Home KRYESORE Ngjela: E vetmja zgjidhje e socialistëve, shkarkimi i Ramës

Ngjela: E vetmja zgjidhje e socialistëve, shkarkimi i Ramës

Nga Spartak Ngjela

Kjo është dhe frika e Ramës.

E keni parë sesi i “kreh bishtin” Gramoz Ruçit? Dhe, e keni dëgjuar sesi Berisha Godet Ruçin?

Sepse, siç duket, Gramoz Ruçi është kundër, por ndërkohë pritet të jetë edhe Kryetar Kuvendi.

Marrëveshja Rama – Basha nëse do vihet në forcë, sigurisht që është antiamerikanizëm. Por, a mund ta pranojë Ruçi dhe politikanët e tjerë të PS-së që ta fusin sërish partinë e tyre në antiamerikanizëm?

Kjo është e pamundur, se edhe politikanët e tjerë që Rama ka dashur t’i eliminojë nuk mund ta pranojnë idenë e vjetër të antiamerikanizmit, se ata me shumë vështirësi, mezi e futën Partinë Socialiste në Perëndim.

Por a ka një zgjidhje ky veprim infantil i Ramës.?

Ka një hap, që socialistët duhet ta ndërmarrin, se Rama është në çorientim psikik të frikës nga goditja antikorrupsion.

Socialistët duhet të zgjedhin një kryetar të ri të partisë së tyre që të jetë politikan dhe të mos e trembë Reforma, e cila nuk ka fare mundësi bllokimi. Ajo do të zbatohet. Se i trembur nga Reforma siç është, Rama mund të bjerë në aventurizëm antiperëndimor.

Dhe opcioni i kryetarit të ri tani duket se është në dorë të aktit politik që mund të ndërmarrë Gramoz Ruçi. Por a do ta ndërmarrë ky këtë hap?

Nëse Rama vijon me marrëzinë Basha, ky hap duhet ndërmarrë. Të mos harrojmë se Ruçi e emëroi kryetar Ramën në vitin 2005.
Të shohim se si do precipitojnë ngjarjet…

Share: