Home KRYESORE PD reagon ndaj ministres Nikolla

PD reagon ndaj ministres Nikolla

Me një deklarate për mediat, në emer te PD-se, deputeti Luçiano Boçi, e quan përgjigjen e Nikollës jo vetëm arrogante, por edhe dëshmi e injorancës së saj mbi përgjegjësinë e detyrës që ushtron.

Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla kanë shkëmbyer replika ditën e djeshme për çështjen e çmimit të teksteve shkollore. Ndërsa ditën e sotme vjen edhe pergjigja nga ana e Partisë Demokratike.

Boçi shprehet se procedurat e hartimit dhe shpërndarjes së teksteve shkollore janë bërë më vonesë për shkak të indiferencë dhe paaftësisë së ministres Nikolla.

Boçi ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e PD, ku sipas selisë blu, tekset duhen ofruar falas, ndonëse për ministren është prioritet blerja e kolltuqeve luksoze për zyra.

Share: