Home KRYESORE Rama: Rezufoj shënjestrimin e shqiptarëve ne Hollane, kriminelët nuk kanë kombësi

Rama: Rezufoj shënjestrimin e shqiptarëve ne Hollane, kriminelët nuk kanë kombësi

Takimi informal mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës ka mbaruar dhe përpara medias ka folur kryeministri di Rama, i shoqëruar nga eurokomisioneri Johanes Hahn.

Kryeministri ka folur gjerë dhe gjatë për aspektet pozitive që ka sjellë takimi, por vëmendja ka shkuar tjetërkund, në shqetësimin se Hollanda mund të kërkojë rikthimin e vizave për Shqipërinë. Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me këtë shqetësim, duke u shprehur se rrefuzon shënjestrimin që i është bërë shqiptarëve dhe se krimi nuk mund të ketë dhe nuk ka flamuj.

“Përpjekja për të kufizuar fluksin e azilkërkuesve po jep rezultate inkurajuese dhe për sa më takon është e qartë se nuk ka shqiptarë azilkërkues, por ka shqiptarë në kërkim të një pune dhe tregu më të mirë pune….

Unë rrefuzoj ta pranoj shënjestrimin e shqiptarëve, qofshin ata azilkërkues qofshin ata që kryejnë krime në zonën e BE-së, si arsye për të treguar me gisht shqipërinë. Kriminelët janë kriminelë… Nuk ka flamur, nuk ka kombësi, ka thjesht raport me ligjin, unë e refuzoj me forcë cdo përpjekje politike e mediatike në vendet e BE-së për konsum të brendshëm, për të treguar me gisht krimet shqiptare apo ballkanike.

Nga ana tjetër është e qartë se azili nuk është opsion… neve na takon që të bëjmë çmos që të përparojmë në procesin e integrimit.”-tha Rama.&lapsi.al

Share: