Home KRYESORE Shi i madh sot, por ja çfarë do ndodhë nesër

Shi i madh sot, por ja çfarë do ndodhë nesër

Gjatë pasdites së sotme Tirana dhe një pjesë e mirë e vendit u përfshi nga reshje shiu.

Por “Meteoalb” bën me dije se kjo solli edhe një rëni drastike të temperaturave. Në vetëm 60 minuta, temperaturat kanë pësuar një rënie me 14 gradë C.

Sipas “MeteoAlb”, gjatë paradites së nesërme, territori shqiptar do të dominohet nga kthjellimet ndërsa gjatë mesditës do të shfaqen vranësira kalimtare në zonat verilindore.

Pasditja do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet atmosferike në zonat jugore, më të dukshme në juglindje të vendit.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2-3°C duke bërë që ekstremet termike në rang vendi të variojnë nga 10°C në verilindje deri 33°C në jugperëndim.

Era do të fryjë mesatare në tokë por deri e fortë në det, me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi permanent Verior duke gjeneruar në det, dallgëzim 2-3 ballë./360grade.al

Share: