Home KRYESORE Shkon ne jeten e perhershme ish-Ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, Rrok Logu

Shkon ne jeten e perhershme ish-Ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, Rrok Logu

Është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare, ish-Ambasadori i Shqipërisë në Vatikan dhe Anëtari i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Rrok Logu. Lajmi për vdekjen dhe kalimin e tij ne jeten e perhershme te ish- Ambasadorit është bërë i ditur në rrjetet sociale nga familjarë dhe të afërm të tij.

Kush ishte Rrok Logu

Lindi në 23 gusht 1962 në qytetin e Shkodrës, në një familje të persekutuar nga regjimi komunist.Ai kreu studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Tiranës.

Punoi fillimisht inxhinier elektrik pranë Centralit Elektrik të Komanit (1987-1992),kryeinxhinier i Ndërmarrjes së Shpërndarjes Elektrike në Shkodër (1992-1994), profesionist i lirë në projektim dhe zbatim (1994-1998; 2002-2004), asistent drejtues në Programin e ECHO pranë Karitasit Italian Tiranë (1998-1999), Drejtor Teknik pranë Karitasit Shqiptar për ndërtimet social-kulturore në Dioqezat e Shkodrës e Tiranës (1999-2000), Drejtor Teknik për Projektet pranë Karitasit të Zvicrës dhe SDC në Shqipëri (2000-20002).

Logu ka ushtruar një sërë funksionesh si, ish-Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, ish-Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Urdhrit të Maltës,anëtar i Komitetit Shkencor në “ACCADEMIA BONIFACIANA” në Romë, ish-profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike pranë Universistetit Politeknik të Tiranës./javanews

Share: