Home KRYESORE A do të dekretojë Meta qeverinë e re? Rama surprizon me Përgjigjen…

A do të dekretojë Meta qeverinë e re? Rama surprizon me Përgjigjen…

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Vlorë, ku po zhvillon takimin dy ditor me kabinetin e ri qeveritar, kryeministri Rama ka folur për zgjedhjet në qeveri dhe strukturën e re.

Duke folur për raportin institucional me Presidentin Ilir Meta, Rama deklaroi se “nuk kam asnjë dyshim që është e mundur dhe sot për sot kam pak dyshime që nuk do të ndodhë”.

Rama iu përgjigj interesit të gazëtarëve nëse i druhet faktit të mos dekretimit të kabinetit të ri nga Presidenti Meta lidhur me deklaratën e ktijh të fundit se “nuk do të dekretonte asnjë qeveri nëse zgjedhjet do të ishin pa standarde”.

Për këtë, Rama tha se “Presidenti tha në një moment pasi u zgjodh që gjithçka kam thënë deri në orën 18:00 të datës… nuk e mbaj mend. Dhe as unë nuk e mbaj mend. Dhe jam i bindur që nuk do të ketë probleme të tilla. Gjithkush gabon, nuk jemi robotë. Ka disa lloj gabimesh dhe lloj-lloj kostosh, por nuk shoh shqetësime, pasi nuk shoh të paktën një potencial aq autodestriktiv si ai që u shfaq në fushatë”.

Share: