Home KRYESORE Tre nivelet e shtetformimit demokratik. Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Tre nivelet e shtetformimit demokratik. Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Emertimi i shtetit demokratik eshte proces i gjate dhe i veshtire. Veshtruar ne modelet dhe pervojat boterore mund te thuhet se ndertimi i shtetit demokratik kalon nepermjet tre fazave:

Faza e pare:

Kemi ndertimin e nje strukture te komplikuar dhe jo funksionale. Kjo strukture eshte pra, e komplikuar dhe e keqe. Prodhohen kushtetuta, amendohen shpesh, miratohen ligje copy paste ose eksperimentale e konjukturale, dalin akte rregulative me perplasje, kundershti e mbivendosje, ngrihen institucione jo funksionale. Kaosi dominon. Kete faze Shqiperia e ka kaluar ne periudhen 1991-1998.

Faza e dyte

Kemi ndertimin e nje strukture me te thjeshte, por serish jo funksionale. Kjo strukture eshte me e thjeshte, por serish e keqe. Ne kete faze thjeshtesohen kushtetutat, lehtesohen ligjet, pakesohen aktet rregullative dhe teresia institucionale. Ne kete faze reduktohet kaosi, por vazhdon perseri jo funksionaliteti. Kete faze Shqiperia e ka kaluar ne periudhen 1999-2017.

Faza e trete:

Kemi ndertimin e nje strukture te thjeshte dhe plotesisht funksionale. Ne kete strukture konsolidohet kushtetuta, stabilizohen ligjet, permiresohen aktet rregullative dhe ndertohen institucione te reduktuara, te vogla por funksionale. Kjo eshte strukture e thjeshte dhe e mire. Kaosi merr fund. Dominon sundimi i ligjit. Ngrihet keshtu demokracia funksionale. Ne kete faze Shqiperia po hyn tani, me hapjen e negociatave per antaresim ne BE.

Me pak fjale:

Shtetformimi demokratik kalon ne keto faza: e para e komplikuar dhe e keqe; e dyta e thjeshte dhe e keqe; e treta e thjeshte dhe e mire.
Ne thelb suksesi e shtetit demokratik qendron ne bashkimin e thjeshtesise me funksionalitetin.

Share: