Home KRYESORE VIDEO/ Festa në kampin e muxhahedinëve të Tiranës për senatorët amerikanë

VIDEO/ Festa në kampin e muxhahedinëve të Tiranës për senatorët amerikanë

Në takimet që katër senatorët amerikanë patën në Tiranë, dhanë disa mesazhe për mbështetjen e SHBA ndaj vendit tonë për luftën kundër terrorizmit. Ambasada amerikane bëri një njoftim të shkurtër, sipas të cilit “Një delegacion me katër senatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitoi sot Shqipërinë për të biseduar mbi partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit”

Situata politike në Shqipëri nuk ishte qëllimi i vizitës së tyre. Disa ditë më pas, u zbulua se vizita në kampin ku qëndrojnë disa mijëra muxhahedinë ishte në fakt qëllimi i udhëtimit nga Shtetet e Bashkuara. Shikoni në videon më poshtë si u pritën senatorët amerikanë nga rebelët iranianë, që Teherani zyrtar i konsideron një grup terrorist. Entuziazmi i mijëra muxhahedinëve që kanë marrë në kamp edhe një bandë muzikore duket se ka habitur vetë senatorët./lapsi.al

Video:
Share: