Home Gjeo-Ekonomia 4.5 për qind rritja ekonomike?!! SA PAK SHKRUHET DHE DEBATOHET PËR EKONOMINË!

4.5 për qind rritja ekonomike?!! SA PAK SHKRUHET DHE DEBATOHET PËR EKONOMINË!

Nga Kasem Seferi

Që prej vitit 1950, vetëm 13 ekonomi në botë janë rritur me një mesatare prej 7 për qind në vit, përgjatë një periudhe për më shumë se 25 vjet, ose për një kohë më të gjatë dhe, me këtë ritëm zgjerimi, një ekonomi pothuajse dyfishohet në madhësi çdo dekadë.

Rritja ekonomike ka për synim të shpëtojë nga vaerfëria njerëz në masë, puna e vështirë dhe e mërzitëshme; rritja ekonomike krijon, gjithashtu, burime për të mbështetur kujdesin shëndetsor, arsimin dhe të tjera.

Shkurt: rritja ekonomike është një kusht i domosdoshmëm për zhvillim më të gjërë dhe për zgjerimin e fushës së veprimit të individëve për të qenë krijues dhe prodhimtarë.

A ka arritur qeveria Rama 1 në mandatin e parë të ketë një koncept të qartë për rritjen ekonomike si një kusht i domosdoshëm “për zhvillim më të gjërë dhe për zgjerimin e fushës së veprimit të individëve për të qenë krijues dhe prodhimtarë.”?

Rritja e shpejtë dhe e qëndrueshme ekonomike nuk ndodh në mënyrë spontane. Ajo kërkon një angazhim afatgjatë nga liderët politikë të vendit, një angazhim të ndjekur me durim, këmbëngulje dhe pragmatizëm.

Një ekonomi që pretendon një rritje të shpejtë ekonomike duhet të importojnë ide, teknollogji dhe përvojë nga pjesa tjetër e botës dhe jë kanal për këto njohuri është investimi i huaj direkt dhe arsimi, që krijojnë rrjete të gjëra ndërkombëtare.

Që nga koha që ndarja e punës kufizohet prej madhësisë së tregut, kërkesa e gjërë e tregut botëror lejon që vendet të specializohen në linja të reja eksporti, si dhe të përmirësojnë prodhimtarinë e tyre në mënyrë të shumëfishuar.

Rritja ekonomike e PBB mund të matet në këndvështrime makroekonomike, por i gjithë veprimi është poshtë në rritjen mikroekonomike, ku rriten filiza të reja dhe shkulen pemët e thara. Pjesa më e madhe e reformave dhe e politikave të orientuara te rritja ekonomike projektohen për të forcuar shkencën e mikroekonomisë së krijimit dhe shkatërrimit dhe të mbrojnë, në mënyrë vendimtare, njerëzit që ndikohen nga këto dinamika në mënyrë të pafavorshme.

A ka qenë lidërshipi dhe qeverisja Rama 1 efektive në mandatin e parë?

Rastet e suksesshme kanë një karakteristikë tjetër të përbashkët: një qeveri të angazhuar gjithnjë e më shumë, të aftë dhe të besueshme. Rritja ekonomike me një ritëm të tillë të shpejtë, gjatë një kohe të tillë të gjatë, kërkon lidërship të fortë politik.

Politikëbërësit duhet të zgjedhin një strategji të rritjes ekonomike, të komunikojnë qëllimet e tyre në publik dhe të bindin njerëzit që shpërblimet e së ardhmes do të jenë: vlera e përpjekjes, kursimi dhe rritja e madhe ekonomike.

Ata ia dalin me sukses vetëm në qoftë se premtimet e tyre janë të besueshme dhe që u risigurojnë njerëzve se ata ose fëmijët e tyre do të shijojnë të gjitha frutet e rritjes ekonomike.

Rritja ekonomike nuk është objektivi më i fundit, as reformat nuk janë të tilla; të dyja bashkë janë mjete për të arritur qëllimin. Reformat mund të jenë të admirueshme dhe të përfaqësojnë arritje madhore, por në qoftë se rritja ekonomike nuk përshpejton, ose në qoftë se një numër shumë i madh njerëzish nuk shohin ndonjë përmirësim të kushteve të jetesës, atëhere nuk mbetet më për të bërë.

Ekonomistët e dinë si funksionojnë tregjet dhe ata mund të thonë me njëfarë besimi si do t’i përgjigjet përshkrimeve të politikës së tyre një ekonomi tregu e maturuar, por tregjet e maturuara mbështeten në lidhje të thella institucionale, në institucionet që përkufizojnë të drejtat e pronësisë, kontratat detyruese, çmimet e njoftuara, si dhe hedhin ura në boshllëqet informative ndërmjet blerësve dhe shitësve.

Një aparat qeveritar efektiv nuk ndërtohet për një natë, si dhe kërkon vemedje konstante. Kultura e shërbimit të ndershëm publik duhet të forcohet dhe të ruhet; gjithashtu administrata duhet të joshet dhe t’i ruajë njerëzit e talentuar, duke ju ofruar pagesë më të mirë, promocion dhe njohje për zyrtarët, të cilët në mënyrë të matshme përmirësojnë performancën e sektorit publik.

Rritja e lartë ekonomike e qëndrueshme nuk është e lehtë. Lulëzimi ekonomik duhet të krijojë një klasë të mesme zëri i së cilës duhet të njihet në proçesin politik si në nivel qëndror ashtu edhe në nivel vendor.

Duke e përshkruar artin e politikëbërjes vemendja duhet të kthehet tek përbërësit e politikës në vetvete. Numri i reformave të dëshiruara dhe shpenzimet e një qeverie mund të konsiderojnë në çdo çast të kohës se do të tejkalojnë gjërësisht arritjet e tyre dhe buxhetin. Prandaj, një rritje ekonomike me kërkesat e kohës do të vendoste prioritetet, duke vendosur ku duhet t’i përkushtojë qeveria energjinë dhe burimet.

Këto zgjidhje janë shumë të rëndësishme. Gjithashtu ato duhet të jenë në përshtatje me karakteristikat e vendit, që i përgjigjen gjërësisht kushteve fillestare që ndryshojnë.

Lidhjet e politikës me rritjen e lartë ekonomike të qëndrueshme krijojnë një mjedis për investime të nivelit të lartë, hapjen e vendeve të punës, konkurrencën, lëvizjen e burimeve, mbrojtjen shoqërore, barazi dhe përfshirje.

Kjo do të vazhdonte të shkonte pak më shumë larg për t’i përshkruar të gjitha ato si kushte të domosdoshme. Pikpamja e Komisionit është që të kuptuarit e dinamikave dhe vemendja e fokusuar në themelet e politikës do të rrisë në mënyrë domethënëse shanset për përshpejtimin e rritjes ekonomike. Në të kundërtën, shpërqëndrimi i përsëritur te ato do t’i vështirësonte hap pas hapi. Ka shumë receta të ndryshme për makaronat; përbërësit preçizë dhe koha e duhur janë të ndryshëm për secilin, por në qoftë se kripa dhe vaji lihet jashtë për një kohë tejet të gjatë rezultatet do të jenë dallueshëm më poshtë.

Ekonomia botërore stërpiket nga një numër shumë i madh të shteteve të vogla, ku kosto për banor e qeverisë dhe e shpenzimeve publike, në mënyrë të paevitueshme është e lartë. Për shkak të madhësisë së tyre të vogël ata kanë një fushë të vogël veprimi për të ndryshuar ekonomitë e tyre, të cilat i bëjnë ato shumë të dobëta kundrejt shock – eve ekonomike.

Për politika të mira, që cilësohen si domosdoshmëri për të shmangur rrugëzgjidhje të njëanëshme dhe për t‘i hartuar ato në përputhje me rrethanat e veçanta të vendit, nuk rekomandohen:

Subvencionimi i energjisë, përveç rastit për subvencione shumë të kufizuara të synuara për shtresa shumë të varfëra të popullsisë.

Të marrurit me papunësinë duke u mbështetur kryesisht mbi shërbimin civil si një punëdhënës i një burimi parësor, gjë që është e dallueshme nga programet e punëve publike, të tilla si skemat e punësimit rural, të cilat sigurojnë një rrjet me vlerë të sigurisë shoqërore.

Zvogëlimi i defiçitit fiskal, për shkak të detyrimeve afatshkurtëra makroekonomike, me anë të shkurtimit të shpenzimeve për infrastrukturën fizike (ose shpenzimeve të tjera publike që japin rezultate shumë të mëdha në një kohë të gjatë).

Sigurimi i mbrojtjes fund e krye të sektorëve të veçantë, industrive, firmave dhe vendeve të punës nga konkurrenca; atje ku mbështetja konsiderohet e domosdoshme, duhet të jetë për një periudhë të shkurtër kohe, me një strategji të qartë për të lëvizur te një strukturë vetëmbështetëse.

Vendosja e kontrollit të çmimit për të frenuar inflacionin, i cili shumë më mire duhet të bëhet nëpërmjet politikave të tjera makroekonomike.

Rezistenca kundër urbanizimit dhe, si pasojë, investimi i pakët në infrastrukturën urbane.

Injorimi i çështjeve mjedisore në fazat e hershme të rritjes ekonomike në vende që ata janë një “lluks i shtrenjtë”.

Matja e progresit arsimor vetëm me ndërtimin e infrastrukturës shkollore, ose madje me rekrutime më të mëdha, në vend të fokusimit mbi shkallën e të mësuarit dhe cilësinë e arsimit.

Pagesa jo e mirë e punonjësve civilë (duke përfshirë mësuesit) në lidhje me atë çfarë duhet të sigurojë tregu për aftësi profesionale të krahasueshme, si dhe duke e kombinuar këtë me promocionin me anë të vjetërsisë në vend të evoluimit të metodave të besueshme të performancës së matur të punonjësve të shërbimit civil dhe duke e shpërblyer këtë.

Rregullimi i varfër i sistemit banker, i kombinuar me ndërhyrje dhe kontrolle direkte jashtë masës; në përgjithësi, kjo parandalon zhvillimin e një sistemi efiçent të ndërmjetësimit financiar që ka kosto më të mëdha në termat e prodhimtarisë.

Lejimi i një përqindje këmbimi për të vlerësuar jashtë masës para se ekonomia të jetë gati për tranzicion drejt një industrie me prodhimtari më të lartë.

Lexova disa here, me shumë vemendje, shkrimin e një kolegu në një nga të përditshmet dhe, me keqardhje, pashë jo vetëm përsëritjen por edhe një traditë të hershme për të mos i thënë gjërat troç ashtu siç janë.

SA PAK SHKRUHET DHE DEBATOHET PËR EKONOMINË!

SA PAK NJIHEN DHE PËRFAQËSOHEN INTERESAT E QYTETARIT TË THJESHTË!

SA PAK … !

Vetëm një shembull, vetëm një statistikë e pashkruar (Migjeni do ta kishte dashur ta kishte në informacionin e tij): “Çdo javë, nga Pogradeci, largohet një familje në drejtim të … Elbasanit, Tiranës, Durrësit, Fierit, Vlorës dhe … ku dihet se ku)”.

Prandaj lind pyetja: 4,5 për qind rritje ekonomike?!

Zotit Ministër të Financave do t’i kujtoj me këtë rast vetëm një diçka. Vërtetë, bota e mat rritjen ekonomike me anë të përqindjes së PBB – së së një viti në krahasim me një vit më parë, por nuk harron PRODUKTIN E BRENDSHËM KOMBËTAR, ose thënë për gjyshet dhe gjyshërit: SA LEK KA ÇDO FAMILJE SHQIPTARE MË SHUMË SE NJË VIT MË PARË?!

SHËNDOSHË QOFTË QYTETARI SHQIPTAR!/perqasje.com

Kasem Seferi – ekonomist

Share: