Home KRYESORE Mos shkoni në Kuvend! Kërkesa e aleatëve antikomunistë të Partisë Demokratike.

Mos shkoni në Kuvend! Kërkesa e aleatëve antikomunistë të Partisë Demokratike.

Aleatët antikomunistë të Partisë Demokratike i kanë bërë thirrje Lulzim Bashës të mos çojë në Kuvend deputetët demokratë. Nëse ata do të jenë në sallë në seancën e parë, çdo protestë jashtë sallës është hipokrizi, Më poshtë lexo deklaratën e plotë:

DEKLARATE

Ne, forcat politike antikomuniste, vërejmë me shqetësim të madh ngushtimin e hapsirave demokratike, lirive dhe të drejtave të njeriut prej regjimit që po instalon Edi Rama dhe establishmenti drejtuar prej ti.

Ne konstatojmë se edhe simbolikisht Rama po u tregon shqiptarëve se AI është “timonieri” dhe mundet ta drejtojë shtetin si t’i teket.

“Rilindja” doli se ishte rikthimi në drejtim të vendit të pinjollëve të udhëheqjes së lartë të diktaturës komuniste.

Për këtë arsye;

I bëjmë thirrje aleatit tonë, Partisë së qëndrës së djathtë Shqiptare (PD), që më datën 9 shtator të mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit të cilat do të drejtohen nga ish ministri i brebshëm i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, përgjegjes direkt për genocid të ushtruar mbi shqiptarët.

Rikthimi i figurave dhe përfaqësuesve të lartë të ish regjimit komunist në nivelet më të larta të drejtimit të shtetit është e pa tolerueshme dhe do të ketë pasoja të rënda për vendin. Vetëm në këtë mënyrë do të ketë kuptim aktivizmi opozitar atë ditë kundër totalitarizmit të ri.

Partia e të Drejtave të Mohuara e re

Balli Kombëtar Demokrat

Partia levizja legalitetit dega tirane

Unioni Mbarkombëtar i të burgosurve dhe të përndjekurve politikë

Share: