Home KRYESORE Artan Hoxha rrëfen të vërtetën tronditëse për Elbasanin

Artan Hoxha rrëfen të vërtetën tronditëse për Elbasanin

Gazetari investigitiv i “News 24”, Artan Hoxha me anë të një statusi në “Facebook”, ka komentuar në Elbasan dhe përplasjen mes dy bandave të fuqishme atje, tregon se çfarë ka ndodhur 10 ditët e fundit atje që pas 18 shtatorit, kur u shkarkua incidenti me Audi-n e blinduar, video e të cilit u publikua sëfundmi edhe në media.

Hoxha ironizon dhe thotë se i vetmi “boss” i arrestuar në këto 10 ditë është roja i parkingut, i cili nuk bëri gjë tjetër, veçse detyrën.

Statusi i plotë: Elbasan i bukur, Elbasan…

E mbani mend ate videon e 18 shtatorit me Audi-n e blinduar ne Elbasan, dhe policine qe e kishte deren e tregut hapur dhe nuk e kalonte pragun se mos shkelte vijen ndarese mes izraeliteve dhe palestinezeve ne Jerusalem?!!!

Nga ajo mbremje deri sot kane kaluar plote 10 dite. Degjuam e cfare nuk degjuam sot ne parlament, “nena e krimit”, “nena e nenave te krimit”, “gjyshja dhe gjyshi i krimit”…. baballaret e kombit bertiten fort, ligjiiiii, policiaaaaaa, prokuroriaaaaa, qeveriaaaaaa e dreqi me te bir.

Po ne te vertete cfare ka ndodhur keto 10 dite ne Elbasan?!!!!

Policia sigurisht eshte bere pishman qe iu sul atij Range Rover-it nga pas. Sot do ishte mire e bukur ne hallin e vet. Nuk eshte arrestuar as autori, as shefat e tij, as mbrojtesit e tij. Prokuroria e Krimeve te Renda qe beri gjithe ate zhurme, pasi e mori dosjen ne dore, e pa qe ishte “patate” shume e nxehte dhe ia delegoi per moskompetence prokurorise se Elbasanit. Prokuroria e Elbasanit qe eshte pergjegjese po aq sa policia per te vraret e grupeve kriminale ne qytet, i beri nje pyetje vetes!!!!

Kur nuk guxojne ta hetojne kete ceshtje ata te Krimeve te Renda nga Tirana qe jane me te mbrojtur nga shteti, si ta hetojne ne ketu qe jemi ne mes te luftes???!!!

Pas 10 dite hetimesh i vetmi i arrestuar VIP i kesaj historie eshte vetem Valmir Dedja 44-vjec, roja i tregut agro-bujqesor. Nga pamjet ne video, i vetmi njeri korrekt aty qe ka bere vetem detyren eshte roja. E kane urdheruar punedhenesit hap deren, ka hapur deren. I kane thene, mbylle deren!!!! E ka mbyllur. I kane thene, mos e hap deren!!! Nuk e ka hapur…C’te bente me Valmir mavriu. Mban femijet me buke me ate pune. Por ne fund edhe pse eshte me i pafajshmi ne ate histori, pikerisht ate e kane futur ne kokerr te burgut. Akuza zyrtare per te eshte:

“ka kundërshtuar urdhërin e Punonjësit të Policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut. Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik kryer në bashkëpunim” “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 236, 242, 302 të Kodit Penal”…

Besoj jam i qarte. I vetmi bos krimi i kapur deri tani nga lufta e pergjakshme per kontrollin e Elbasanit, eshte Valmir diteziu, roja i tregut agro-bujqesor qe beri detyren si roje…

Hajde qerrata shtet hajde!!!!

Nuk thone kot se shteti e kap lepurin me qerre. Po kap lepurin qe eshte ne kembe ama, se ujqerit me Audi A8 te blinduar, e marrin shtetin zvarre me gjithe qerre e fuoristrade bashke….

Share: