Home KRYESORE Aurel Thëllimi shkëlqen tek “Peshkatarët e Perlave”

Aurel Thëllimi shkëlqen tek “Peshkatarët e Perlave”

Pas 3 ditësh shfaqje në Pallatin e Kongreseve u mbyll me sukses rivënia në skenë e veprës “Peshkatarët e Perlave”. Vepra e Georges Bizet e sjellë në Pallatin e Kongreseve në mungesë të Teatrit të Operas nga soprano dhe regjisorja (këtë herë) Inva Mula, mbushi plot e përplot sallën duke i dhuruar publikut kryeqytetas një magji të paparë!

Inva Mula rikthehet në këtë rol pas 27 vitesh ndërsa për herë të parë kjo vepër u ngjit në skenën e TKOBAP në mars të vitit 1964 nga nëna e saj artistja Nina Mula. Megjithëse ishte një eksperiment përsa i përket akustikës e cila nuk është për një opera, gjithçka fuknksionoi në perfeksion.

Një nga rolet që ra në sy ishte ai i Nourabadis i kënduar nga Aurel Thëllimi sepse vokali më të cilin ai interpretoi depërtoi fuqishëm duke e plotësuar më shumë figurën artistike të tij dhe të veprës.

Balerinët e TKOBO-së nën koreografinë e Enada & Gerd Vasos plotësuan panoramën e kësaj vepre e cila konsiderohet si nga më përfaqësueset e repertorit operistik botëror./Pergatiti Era Cela

Share: