Home KRYESORE Basha: Nga intervista e Berishesh dje u kuptua se kush realisht e...

Basha: Nga intervista e Berishesh dje u kuptua se kush realisht e drejton PD-në

I ftuar në emisioni “Opinion” kryetari i opozitës Lulzim Basha është shprehur se me intervistën e djeshme të ish kryeministri Sali Berisha ka dal qartë se kush e drejton realisht Partine Demokratike. Basha tha se unë këshillohem me Berishën, po vendimet dhe peshën për vendimet i mbaj unë përsipër. “Pa dyshim që ai ka një rëndësi të madhe si themelues i Partisë Demokratike. Por në fund jam unë që marr peshën e vendimeve që i takojnë kryetarit të Partisë Demokratike. Të paktën pas ditës së djeshme kjo pyetje ka marrë një përgjigje definitive”u shpreh Basha. /opinion.al

Share: