Home KRYESORE Bushati: Skëndërbeu që në njohim, nuk është ai reali

Bushati: Skëndërbeu që në njohim, nuk është ai reali

Bushati: Skëndërbeu që në njohim, nuk është ai reali

Për analistin Andi Bushati, heroi kombëtar Skënderbeu nuk është ai reali që kemi mësuar në shkolla. Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit.

Andi Bushati: Skënderbeu që ne njohim dhe kemi mësuar në shkolla është i mitizuar, dhe ka fare pak të bëjë me personazhin real. Ne jemi ende një shoqëri e papërgatitur dhe kur duan të na prekin lavazhin e trurit krijojmë debate të kota. Unë mendoj që Skëndërbeu real, në atë kohë Skëndërbeu luftonte edhe me muslimane edhe me të krishterë, pra atëhere nuk kishte dy kampe kundër njëri tjeterit, thjesht ka qene një luftë për pushtet, por prap na ngatërron miti.

Pëllumb Xhufi: Skënderbeu ka qenë një figurë reale historike, pasi ka botime, janë 26 vëllime, ka vepra të botuara të marra nga të gjitha arkivat veneciane, të Vatikanit, etj dhe kjo tregon që Skëndërebu ka pasur mardhënie më të gjithë, madje ai shkruante me dorën e tij letërkëmbimet. Skëndërbeu erdhi të marrë zotërimet e të babait, pastaj si politikan mori dhe zotërime të tjera.

Share: