Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Çdo muaj në Shqipëri vdes një person nga dhuna në familje!

Çdo muaj në Shqipëri vdes një person nga dhuna në familje!

Të paktën 12 gra, vajza dhe nëna denoncojnë çdo ditë dhunën nga bashkëshortët, të dashurit dhe fëmijët e tyre. Statistikat e dhimbshme tregojnë se fenomeni në Shqipëri është prezent prej vitesh.

Televizioni Shqiptar ka zbardhur disa prej shifrave zyrtare ku këtë vit rezultojnë 2959 denoncime të dhunës në familje në format e rrahjes, kërcënimeve, dhunës psikologjike dhe seksuale.

Më alarmante rezultojnë shifrat e viktimave. Çdo muaj një person ka humbur jetën nga kjo dhunë. Vetëm gjatë këtij viti janë shënuar 9 vrasje nga dhuna në familje, raporton TVSH.

Burime pranë Policisë së Shtetit i kanë thënë Televizionit Publik se gjatë periudhës Janar-Gusht janë lëshuar 1563 urdhra mbrojtje, por numri do të ishte edhe më i lartë nëse të dhunuarat nuk do të tërhiqnin denoncimet të detyruara nga mosefikasiteti i zbatimit të tij dhe mentaliteti shoqëror.

Policia i shkon deri në fund denoncimeve, në rastet e nevojshme bën edhe arrestimet e dhunuesve. Mesatarisht dy persona në ditë arrestohen nga policia për dhunën në familje dhe sipas statistikave numri i tyre në periudhën Janar-Gusht është 458./opinion.al

Share: