Home KRYESORE Djali dhunon nënën e tij, arrestohet nga policia…

Djali dhunon nënën e tij, arrestohet nga policia…

Një 29-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia pasi theu urdhërin e mbrotjes të vendosur nga gjykata, duke dhunuar nënën e tij.

“Më datë 01.09.2017, është arrestuar në flagrancë shtetasi Enea Qëndro, 29 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij është bërë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, duke thyer edhe urdhërin e mbrojtës, që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte vendosur për shtetasen E.Q.”, sqaron policia.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ”Dhuna në Familje” dhe ”Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 321/2 të Kodit Penal.

Share: