Home KRYESORE fillojne ndarjet e me mure?! Rusia, mur në kufirin mes Krimesë dhe...

fillojne ndarjet e me mure?! Rusia, mur në kufirin mes Krimesë dhe Ukrainës

Njoftohet se Rusia do të ndërtojë një mur 50 kilometra të gjatë në kufirin mes Krimesë dhe Ukrainës, ose te pakten sic ka raportuar këtë të mërkurë agjencia e lajmeve ruse “Tass”.

Planet për ndërtimin e murit kanë si qëllim “garantimin e sigurisë së republikës (së Krimesë)”, thuhet në një raport të Shërbimit Rus të Sigurisë.

FSB ka njoftuar se qeveria ruse ka publikuar në faqen e prokurimeve zyrtare një tender për furnizimin me material dhe instalimin e gardhit me tela në rajonin Krasnoperekopsky të Krimesë, në kufi me Ukrainën.

Republika autonome e Krimesë u bë pjesë e Rusisë në mars të vitit 2014, pas një referendumi lokal, që nuk u njoh nga Ukraina dhe vendet e Perëndimit. Me sa duket tashme do fillojne muret e rinj si ai i dikurshmi i Berlinit!

Gjynah ata qe do i vuajne keto mure ndarese ndersa bota e zhvilluar shkon drejt heqjes se kufijve.

Share: