Home KRYESORE “Foli Doktori”, “s’foli Doktori”, “pse e tha kështu Doktori”, “ç’ka dashur të...

“Foli Doktori”, “s’foli Doktori”, “pse e tha kështu Doktori”, “ç’ka dashur të thotë Doktori”…

Nga Armir Shkurti

“Foli Doktori”, “s’foli Doktori”, “pse e tha kështu Doktori”, “ç’ka dashur të thotë Doktori”…. Ky është avazi në PD. Pas “çadrës” u bë refren i bezdisshëm, sepse u keqpërdor nga gjithë ata që janë mësuar të mos bëjnë gjë apo të mos jenë të aftë të bëjnë gjë.

Berisha ka vite që thotë “nuk kthehem më në krye të PD-së”. “Po presim Doktorin”! – vazhdojnë hiçbërësat. “Ore po e dhjet Basha PD -në”! “Po s’ka bythë ta bëjë pa pëlqimin e Doktorit ai po hë”….

Këtë daljen e sontme unë për vete e pashë si një ” mos më çani më kokën por shihni punët tuaja”. Nga data 9 kur filloi Kuvendi e deri sot, ish kryeministri demokrat pati disa raste të arta për ta dorëzuar mandatin e deputetit. Apo edhe për të shpallur një tërheqje si e Nanos dikur. Pra deputet do të jetë edhe pse ky grup është “lista Basha” dhe më gazmori në histori.

“Unë jam ky dhe kam për të mbyllur rrugën time” – e lexova unë intervistën – “nga unë as mos shihni as mos prisni, por përvishuni e bëni secili detyrën dhe punën e vet”. Pra besoj se kishte ardhur koha për t’i thënë opinionit të gjerë dhe po ashtu militantëve: MOS ABUZONI ME DOKTORIN! MOS U FSHIHNI PAS DOKTORIT!

E theksoj: për mua, dalja e sontme, nuk qe as sulm as mbështetje ndaj Bashës por DISTANCIM! “Veproni apo nuk veproni, kjo është puna juaj! Por jo se foli apo nuk foli Doktori”!….

Shenim: Titulli origjinal i artikullit ishte: Ç’tha e kujt i foli Doktori sonte?

Share: