Home KRYESORE GRUAJA – KODI I NDERIT TË FAMILJES SHQIPARE

GRUAJA – KODI I NDERIT TË FAMILJES SHQIPARE

Nga Sazan Guri

Nga ky moment do te kini te dashur miq te FB copeza te nje studimi tim per rolin e gruas ne jeten shqiptare dhe ate europiane, per te lehtesuar sadopak shpirtin per cka i ndodhi gjyqtares, njeheresh dhe indinjate per paburrat qe ne vend se te shkallmojne male me pune, shqelmojne gra. Turp e faqezeze qe na erdhi kjo kohe. Mirrni shembull ju o burracak shqiptare, sesi ka qene burri dhe gruaja shqiptare qemoti.

1. Gruaja në të drejtën e vjetër zakonore – shresa më e respektuar

Kështu është parë, të paktën, në të drejtën zakonore, nëse di ta lexosh atë me pak kujdes. Nëse doni një krahasim për këtë rast edhe mund ta themi. P.sh e drejta e vjetër Franceze deri në kohën e Napoleonit nuk i jepte po të njëjtën të drejtë femrës, kur ajo e gjente burrin në flagrancë, përkundrazi burri mund ta vriste gruan, nëse e kap në një gabim të tillë.

Ndërsa, ‘E Drejta Zakonore, deri te ajo e Lek Dukagjinit e pajiste gruan me një fishek në pajë që kurrë nuk i binte ta përdorte i shoqi në rast se e gjente me jaranin. Sepse i shoqi duhet të luante më parë me tre skena ngjarjesh. Së pari, duhej të trokëlliste te porta e shtëpisë. Së dyti, mbasi e hapte me tërsëllimë këtë portë, duke ecur nëpër oborrin e shtëpisë duhej të godiste një kusi apo kovë si pa dashje me shqelm.

Së treti, duhej të hapte derën e brendshme, duke u kollitur dhe pastaj derën e dhomës së gjumit dhe nëse akoma jarani nuk kishte ikur, i lindte e drejta që t’i vriste të dy me një plumb të fshehur nën jastëk, të ardhur nga paja, se ndryshe hynte në gjak me ata të jaranit.

Praktikisht, pothuajse nuk ndodhte kurrë, çka bënte të ruante figurën e gruas si nënë, si amvisë apo si prodhimtare e familjes dhe/ose shoqërisë. Fantastike! Edhe kur i ndodhte që ajo (gruaja) mund të gabonte, ligja apo kanuni ishte stisur sikur e dënonte si frika në vresht, por asnjëherë nuk mund të ndodhte në praktikë.

Share: