Home KRYESORE Hila, Bashës: E djathta nuk mund të rithemelohet mbi gërmadhat e çetës...

Hila, Bashës: E djathta nuk mund të rithemelohet mbi gërmadhat e çetës plakë të antikomunistëve

Reagime të shumta, me akuza dhe kundër akuza ka krijuar rrjedhja e votave në seancën për votimin Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit.

Analisti dhe gazetari i njohur Dritan Hila, në një postim në facebook i drejton një apel kryedemokratit Basha.

Sipas Hilës, Basha duhet që të themelojë të djathtën e tij dhe të mos merret me njerëz që e kanë humbur çështjen e tyre që në 1944.

Ja postimi i plotë i Hilës në facebook:

Dy vjet më parë në një bisedë me një mikun tim shkrimtar ku i thoshja se në Shqipëri nuk ka të majtë dhe lind nevoja e një partie socialdemokrate, ai më përgjigjej se në fakt nuk ka të djathtë dhe këtij krahu i duhet një parti e re.

Nuk e di nëse do ja dalë Basha të themelojë një të djathtë moderne, pasi ka treguar mungesë nuhatjeje.

E vetmja gjë e sigurtë është që e djathta nuk mund të rithemelohet mbi gërmadhat e çetës plakë të antikomunistëve të cilët e kanë humbur luftën që në ’44-ën dhe akoma nuk ju ka dalë frika (protesta në Spaç ishte për të qarë e për të qeshur).

Share: