Home KRYESORE Makina e kokainës, Berisha publikon targën: Olsi Rama pasagjer në disa udhëtime...

Makina e kokainës, Berisha publikon targën: Olsi Rama pasagjer në disa udhëtime (Datat)

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ta forta ndaj Edi Ramës si të lidhur me bandat e trafikut të drogës.

Ai ka përmendur edhe emrin e Olsi Ramës, vëllait të Kryeminisrit, që siç thotë Berisha ka udhëtuar disa herë me një makinë të përshtatur për transport kokaine. Ish-Kryeministri shkon edhe më tej kur jep targën e makinës dhe datat në të cilat ka udhëtuar me të Olsi Rama.

“AA 635 DM, kjo makinë është makina e transportit të kokainës. Shko pyet te Krimet e Rënda ose thuaji asistentes tënde. Pasagjerë të kësaj makine të përshtatur për transport kokaine kanë qenë Genci Kasem Xhixha, Ermal Ilir Hoxha, Gentian Hasan Gjonaj dhe pasagjeri i katërt ishte Olsi Rama”, tha Berisha. Më tej ish-Kryeministri tregoi edhe datat kur sipas tij Olsi Rama ka udhëtuar me këtë makinë.

6 qershor 2014

8 qershor 2014

11 korrik 2014

13 korrik 2014

Të gjithë personat e përmendur nga Berisha janë pjesë e kartelit të Xibrakës, që u zbulua në vitin 2014, me insistim të autoriteteve gjermane. Ndërsa Gentian Gjonaj është akuzuar si pjesë e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”./LAPSI.AL/

Share: