Home KRYESORE Neranxi: Studio ligjore nga SHBA-ja për pronat e himariotëve!

Neranxi: Studio ligjore nga SHBA-ja për pronat e himariotëve!

Nga Nikollaq Neranxi

Të dashur miq! Himariotët e Amerikës kanë qenë gjithmonë një ndihmë e jashtëzakonshme në mbështetje të kauzës tonë për mbrojtjen e pronave, shtëpive dhe identitetit të cilat janë sot në rrezik serioz nga pushteti mafioz.

Ata kanë hapur një adresë ku po mbledhin para me të cilat do të paguhet një studio ligjore qe do vijë nga Uashingtoni në Shqipëri dhe do të ndjekë problemin e pronave të himariotëve.

Brenda pak javësh avokatet do të jenë në Shqipëri dhe me këtë rast ia vlen t’i falenderojmë vëllezërit dhe motrat tona që jetojnë në Amerikë dhe në mënyrë të veçantë patriotin e madh, Pader Karavellën me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm.

Ai ndjen një shqetësim shumë të madh për problemet e mëdha me të cilat po përballemi si komunitet, por ashtu si ne, është shpresëplotë që drejtësia nuk do të vonojë dhe himariotët do të jetojnë të qetë në shtëpitë e tyre dhe do të gëzojnë brez pas brezi pronat e tyre të trashëguara.

Vetëm të bashkuar do fitojmë! Faleminderit të gjithëve!

Per me shume Info klikoni ketu

Share: