Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Nga çarja, lufta, urrejtja dhe ndasite fetare, askush nuk del fitues.

Nga çarja, lufta, urrejtja dhe ndasite fetare, askush nuk del fitues.

Nga Kreshnik Osmani

Loja me Skenderbeun eshte nje kurth qe po na ngrihet te gjitheve ne per llogari te gjeopolitikes.

Nxitja e urrejtjes nderfetare nder shtresat e popullsise (me pretekse false dhe te paqena) po pergatit terrenin socio-kulturor dhe ate politik per hapat e radhes. Fatmiresisht, shqiptaret vazhdojne te jetojne bashke vellazerisht e miqesisht ne çdo shkalle, pallat, shtepi, lagje, familje, ne vendet e punes dhe askush nuk do t’ia dije per fene e tjetrit.

Kjo fushate e ndyre qe ka per qellim nxitjen e urrejtjes dhe te dhunes per motive fetare, me akuza dhe kunderakuza nga me idiotet synon çarjen e popullsise dhe kantonizimin e Shqiperise per llogari te agjendave te dyshimta rajonale dhe jo vetem.

Ftoj organet e rendit, ato te Sigurise Kombetare, institucionet e zbulimit dhe te intelegjences te intesifikojne perpjekjet e tyre per te marre situaten nen kontroll, pasi klima e krijuar nuk ka shenja te mira.

Te merren ne mbroje objektet islame te kultit dhe ato te krishtera dhe te rriten masat e sigurise ngado. Akte te ndryshme terroriste, atentate, eleminime fizike te personazheve te ndryshme te jetes publike te vendit apo akte vandalizmi te çfaredollojme mund te orkestrohen nga duart e liga ne vijim te melodise se te njejtes orkester .

Prokuroria t’u tregoje sharlataneve te politikes dhe te fese vijat e kuqe te Unitetit Kombetar dhe debati shkencor, fetar, politik dhe historik te zhvillohet larg tendencave dhe perpjekjeve per te perçare popullaten.

Vini re. Nga çarja, lufta, urrejtja dhe ndasite fetare, askush nuk del fitues. Do te humbasim te gjithe, askush te mos perjetoje iluzione dhe eshte mire te reflektojme thellesisht, sa nuk eshte vone, nese vertete ka mbetur pak kohe per te reflektuar!

Share: