Home POEZI NGRINË ACARËT

NGRINË ACARËT

Nga Aida Topalli

Mes acarit e ngricës
pak ngrohtësi kerkoj
Mes reve të hirta
Një rreze dielli kërkoj.

Me ngulm e nevojë
Përpiqem pak zjarr të gjej
Më duhet një flakë e fortë
Ku vetën ta rikthej.

Ky dimër i ftohtë
Sa shumë më ka ndryshuar
Më ka ngrirë acarët
Gjakun në akull më ka shndërruar.

Më ka lenë pa ndjenja
si ajsberg oqeanit të veriut
Më ka lenë të pashpresë
mes bore dhe shiut.

Më ka stepur
më ka strukur e tkurrur
Ma theu jetën
Më prishi ëndrrat që i pata thurur.

Ato ëndrra që për netë të tëra
gjumin ma patën prishur
m΄i flaku tutje
si një roman të grisur.

Më hodhi në greminë
gjithë djersën e mundin tim
më shkatërroi ,kujtesën ma mori
më la pa asnjë kujtim.

Më vërboi,më sakatosi
më la si pemë pa degë
më trungosi,më dëshpëroi
më bëri të paqenë.

O zot,sa keq
këtij dimri nuk i rezistova dot
më vjen të buças
të bërtas fortë.

Të bërtas me sa zë kam
por askush s’më dëgjon
askush s’ndihet,s’behet i gjallë
askush s΄po më kupton.

Askush s’kujtohet për mua
ky dimër po më rrënon
ky dimër i zi
me dorë të bardhë mbuluar.

Erdhi të më marrë
jetën për të ma këputur
Po unë s’dua jo
s’dua të shkoj.

Dua të rri këtu
dua të qëndroj.
Dua të jetoj
por ky dimër s’përfundon.

Dua,
por shoh se s’kam më forcë.

Mbaro o dimër
shko dhe mua lermë
lermë të lutëm të jetoj.

Share: