Home KRYESORE Opozita kundër Ruçit, Paloka: Votojmë kundër tij…

Opozita kundër Ruçit, Paloka: Votojmë kundër tij…

Ashtu siç e kishin paralajmëruar edhe më parë, opozita do të zhvillojë një protestë para Kuvendit për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

Demokratët janë shprehur se nuk do ta japin votën e tyre për kandidaturën e Gramoz Ruçit, ndërkohë këtë qëndrim ka shfaqur edhe kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili.

Në mbështetje të këtij qëndrimi opozita do t’i bashkohet protestës së përndjekurve politikë, të cilët kundërshtojnë vënien e Ruçit në krye të Kuvendit, pasi sipas tyre, është një figurë që ka patur lidhje me komunizmin.

Edi Paloka, i cili pritet të votohet si nënkryetar i Kuvendit, tha se reagimi i opozitës do të jetë një reagim edhe për zgjedhjet: “Ne do të votojmë kundër Gramoz Ruçit për të gjitha ato arsye që i kemi thënë deri më sot. Nëse do të bëhet kryetar me votat e socialistëve, siç pritet të ndodhë, ne do t’i bashkohemi protestës së të përndjekurve”, – tha Edi Paloka

Share: