Home KRYESORE Përplasja me policinë në Elbasan, specialistët: Policët shkelën ligjin

Përplasja me policinë në Elbasan, specialistët: Policët shkelën ligjin

Pamjet e publikuara nga përplasja e policisë me një makinë “Audi” kanë ngritur një sërë pikëpytjesh mbi veprimet policisë. Në pamje dukej “Audi” i blinduar që përplas makinën eplicisë dhe futet brenda mabjenteve të tregut ushqimor, por çuditërisht, pavarësiht numrit të madh të forcave të policisë, “Audi” nuk ndiqet.

Ndërkohë specialistët shprehen se në këtë rast policia ka vepruar në mënyrë arbitrare dhe aspak profesioniste.

“Kur e shef si qytetar, duket si aksident dhe përdorimi i armës është në kundërshtim me ligjin dhe dënohet penalisht, disa nuk kishin as shenja dalluese të policisë, veprohet ekstemisht fillimisht me armë pastaj nuk veprohet për ta rrethuar, kapur, etj”, – shprehet Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie për TCH.

“Qëllimi me armë i ‘Audit’ është në shkelje të hapur dhe është shpërdorim detyre, pasi policia nuk e dinte kush po vinte me ‘Audi’, mund të ishte një femër, një i dehur, kishin gjithë kohën e nevojshme për të hyrë etj”, – thotë Arjan Hoxha, ish-drejtues policie.

Në lidhje me këtë rast, sipas burimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda po shikon mundësinë e shpalljes së moskompetencës pasi ka dyshime të arsyeshme se nuk është rrezikuar jeta e punonjësve të policisë./lapsi.al

Share: