Home KRYESORE Pranga efektivit të Shqiponjave, ja pse:

Pranga efektivit të Shqiponjave, ja pse:

Engrid Hënaj, me detyrë trup shërbimi në Repartin “Shqiponja” është arrestuar nga policia.

Sipas Policise, efektivi është vënë në pranga, pasi “ka bashkëpunuar me shtetasin F.L., i arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë” parashikuar nga neni 134/2.

SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale” thuhet në njoftimin e policisë.

Vazhdojnë hetimet për implikimin e punonjësve të tjerë të Policisë të përfshirë…

Share: