Home KRYESORE Prekëse/ Përcillet për në banesën e fundit gjyqtarja e vrarë

Prekëse/ Përcillet për në banesën e fundit gjyqtarja e vrarë

Gjyqtarja Fildes Hafizi u qëllua për vdekje mesditën e djeshme nga ish-burri i saj, Fadil Kasemi. Krimi ndodhi poshtë shtëpisë së Hafizit, ndërsa autori u arrestua menjëherë dhe e ka pranuar krimin.

Pak pas mesditës së sotme në orën 15:00 gjyqtarja Fildes Hafizi është përcjellë për në banesën e fundit, me një ceremoni ku kanë marrë pjesë edhe personalitete të njohura. Ngjarja tronditi opinionin publik edhe për shkakun se Fadil Kasemi duhej të ishte në burg për tentativën e vrasjes së ish-gruas së tij dy vite më parë në Golem, por ishte lënë i lirë me një amnisti.

Më të rëndë e bën këtë krim edhe fakti se ajo kishte një urdhër-mbrojtje të cilin askush nuk e kishte zbatuar dhe policia që e ka për detyrë të mbrojë gratë e kërcënuara në këtë rast nuk kishte bërë asnjë gjë.

Share: