Home I pakategorizuar Presidenti grek: Shqipëria po minon rrugën drejt BE, duke shkelur të drejtën...

Presidenti grek: Shqipëria po minon rrugën drejt BE, duke shkelur të drejtën e pronës

Duket se në një darkë të shtruar për nder të vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron ne Greqi, e para jashtë Francës që prej fitores së tij në zgjedhje, homologu I tij grek Prokopis Pavlopoulos ka çuar mesazhe të rrepta ndaj Shqipërisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

raportohet qe midis të tjerash, në fjalimin e tij presidenti grek ka thënë se Shkupi dhe Tirana po minojnë, me veprimet e tyre politike, ecurinë e tyre europiane, njëri fqinj duke përdorur një emër që përcjell irredentizmin dhe fqinji tjetër duke shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe në veçanti të pronës.

“Kjo po ndodh edhe me Shqipërinë fqinje. Edhe ajo duhet të gjejë vendin e saj në BE, por me respekt të plotë tek të drejtat europiane. Dhe një prej shtyllave të të drejtave europiane janë të drejtat e njeriut. Kur shikojmë shkelje të tilla të të drejtave themelore, siç është përshembull e drejta e pronësisë, si është e mundur që Greqia të favorizojë një perspektivë të tillë europiane, të një shteti që shkel të drejtat europiane?!”, – u shpreh presidenti grek.

Deklarata e z. Pavlopoulos është bërë gjatë pjesës së fjalimit ku ai i është referuar çështjeve kombëtare dhe marrëdhënive me fqinjët, si dhe çështjes qipriote dhe problemeve me Turqinë.

Se fundi ne mënyre krejt arbitrare kryetari i bashkisë Himare, Jorgo Goro, dhe Keshilli Bashkiak pa praninë e përfaqësuesve te Minoritetit atje aprovuan projektin për urbanizimin e Himares, i kontestuar nga nje pjese e rëndësishme i Komunitetit Himarjot prej me shume si një viti me protesta te fuqishme

Share: