Home KRYESORE Salianji mohon debatin me Berishën:

Salianji mohon debatin me Berishën:

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se demokratët ishin në dy linja për rrjedhjen e votave pro Gramoz Ruçit si kryeparlamentar, duke shtuar se nuk ka pasur debate në mbledhjen e grupit parlamentar, ku u tha se Sali Berisha e kritikoi atë, por vetëm diskutime në lidhje me situatën.

“Në mbledhjen e grupit parlamentar pati shprehje e pakënaqësisë për votimin e djeshëm. Ka pasur dy mbledhje, në të cilën u diskutua për qëndrimet e PD në seancën e nesërme parlamentare. Shqetësimi i anëatërve të grupit parlamentar të PD është manipulimi apo blerja e votës.

Diskutimet nuk janë të vërteta, por secili nga deputetët ka pasur mendimin personal. Sot ka pasur një qëndrim të të gjithë grupit parlamentar të PD. Sot u mbajtën qëndrimet e plota. PD dënon me ashpërsi atë që ndodhi dje. Erdhi prej manipulimit apo blerjes së votës kjo mbetet për t’u parë. Kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin parlamentar të PD. Nëse dikush ka tradhtuar shpirtin e vet, PD do e shohë me prioritet absolut duke marrë masa. Unë mbajta qëndrimin tim direkt dje për manipulim, por qëndrimi i PD sot është më i detajuar duke shtuar dhe mundësinë se mund të jetë blerë vota,” u shpreh Salianji në rubrikën “Opinion”.

Salianji shtoi se kjo ishte një lojë e pisët e Edi Ramës, që kërkon të shmangë vëmendjen nga zgjedhja e Ruçit kryetar Kuvendi.

“Është një lojë nga ana e mazhorancës, lojë e pisët e Ramës që kërkon të shmangë vëmndjen nga zgjedhja e Ruçit kryetar parlamenti. Është shmangur nga vëmendja dhe mungesa e zyrtarëve të huaj,” deklaroi Ervin Salianji. /LAPSI.AL/

Share: