Home KRYESORE Shokon gjinekologu : Gratë duhet të lejohen të abortojnë në çdo fazë...

Shokon gjinekologu : Gratë duhet të lejohen të abortojnë në çdo fazë të shtatzënisë

Grave duhet tu lejohet që të abortojnë në secilën fazë të shtatzënisë, përfshirë rastin kur ato dëshirojnë të zgjedhin gjininë për fëmijën e tyre.Këtë e ka thënë një doktor dhe ekspert i etikës mjekësore.

Profesor Wendy Savage, një gjinekolog dhe obstetër tashmë në pension, ka thënë se gjithmonë duhet tu njihet grave “e drejta për të vendosur” nëse duan t’i japin fund shtatzënisë.“Është trupi i tyre. Atyre u përket për ta marrë rriskun”, ka thënë Savage.

“Fetusi është një jetë potenciale njeriu; nuk është një njeri…Mendoj se duhet koncentruar më shumë në të drejtat e grave”, ka shtuar ai.Ky doktor ka kritikuar edhe disa spitale që nuk u tregojnë grave gjininë e foshnjës në mënyrë që ato të mos e përfundojnë shtatzëninë.

Share: