Home KRYESORE Shqipëria e rrezikuar nga terorrizmi, alarmin e jep shefi i shtabit të...

Shqipëria e rrezikuar nga terorrizmi, alarmin e jep shefi i shtabit të ushtrisë Bardhyl Kollçaku.

Flet për herë të parë shefi i shtabit të ushtrisë Bardhyl Kollçaku. Në një intervistë dhënë gazetarit Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One” Kollçaku zbulon shumë të panjohura nga jeta e tij që nga fëmijëria e deri më sot.

INTERVISTA

I nderuar gjeneral! Ju falenderoj që intervistën e parë pas emërimit si shef i shtabit të Përgjithshëm e jepni për mua. Ju uroj suksese në detyrën tuaj.

E prita më shumë kënaqësi ftesën tuaj. Nuk mund tu thosha jo. Ju falenderoj unë.

Si mendoni përse ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta vendosën që ju të ishit shefi i ri i shtabit?

Unë nuk kisha asnjë dijeni për propozimet dhe emërimin tim. Kushdo mund të ishte në këtë detyrë. Jemi 7 gjeneralë në ushtri, të gjithë prej tyre mund të ishte në këtë detyrë. Ata vendosën për mua. Në edukatën time si ushtarak them se kjo një detyrë e lartë dhe ndjehem I nderuar. Por njëkohësisht është një detyrë si gjithë të tjerat që më kanë dhënë dhe detyrimi im është ta kryej sa më mirë. I falenderoj dhe u jam mirënjohës zonjës Kodheli, kryeministrit Rama dhe presidentit Meta për besimin.

Nga data 14 deri në 16 u mbajt në Tiranë takimi mes shefave të shtabit të vendeve anëtare të NATO-s. Një nga problemet që u diskutua aty ishte edhe stabiliteti dhe siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor. A është i sigurtë rajoni ynë?

Po në Tiranë u mbajt takimi që ju përmendet që I bie në Shqiëpri do të mbahet përsëri pas 29 vjetësh. Isha me fat që jamë shef shtabi kur ky takim u mbajt gjatë kësaj kohe në Tiranë. Falenderoj të gjitha atë që bënë të mundur mbarëvajtjen e këtij takimi. Nga ana tjetër, stabiliteti në rajonin e Ballkanit është një situatë stabile e sigurisë por e brishtë. Aleanca është e angazhuar për stabilitetin e rajonit të Ballkanit por edhe në përgjithësi në të gjithë aleancën e NATO-s në mënyrë që rajoni ynë të jetë një rajon i qetë, larg ekstremizmave terroriste dhe më e rëndësishme është që aleanca është e vendosur të qendrojë në rajon jo në bazë të kalendarit të caktuar pro në bazë të situatës në terren. Dhe ky është qendrimi që na shkon për shtat dhe Shqipëria e mbështet fort.

Në cilësinë e shefit të shtabit të ushtrisë shqiptare por edhe të një oficeri karriere që i njeh shumë mirë çështjet globale dhe stradegjike, a është Rusia një rrezik dhe kërcënim për vendet e NATO-s?

NATO ka identifikuar disa kërcënime që vijnë nga Lindja po ashtue dhe nga Jugu kryesisht terroriste. Nuk dua të përmend detaje, por aleanca është e përgatitur qoftë për kërcënime tradicionale po ashtu edhe asismetrike që janë kërcënime nga terrorizmi dhe ka përqasje 360 gradë për të siguruar aleatët e saj dhe jo më kot adoptimi i aleancës dhe zhvillimet e fundit janë disa forca të gatishëmrisë së lartë në vendet Balltike dhe Poloni, janë edhe disa formacione në Rumani dhe Bullgari që aleanca është e përgatitur për ti përballuar këto rreziqe në mënyrën më të mirë të mundshme ushtarakisht. Gjithsesi diplomacia dhe politika janë ato që do të përcaktojnë dhe vendosin për hapat e mëtejshëm.

A ka në këto moment elemente të Luftës së Ftohtë?

Kemi parë në këto vitet e fundit dhe e dimë për aneksimin e jashtligjshëm të Krimesë. Ne dimë vazhdimin e problematikave në kufi me Ukrainën po ashtu dhe me disa republika të tjetra të ish-Bashkimit Sovjetik i ndjekim me vëmendje këto situata. Po ashtu dhe situatën në Siri apo në Lindjen e Mesme janë situata shqetësuese që indirekt kërcënojnë sigurinë e aleancës. Ndaj Shqipëria është pjesë e këtyre angazhimeve qoftë në misionet e NATO-s qoftë në ato të BE-së.

Zoti gjeneral, më 1 prill 2009 Shqipëria u bë anëtare e NATO-s. Kanë kaluar 8 vjet nga ai moment historik dhe ndër më të rëndësishmit në historinë e shtetit shqiptar. Pas më shumë se 8 vitesh që jemi pjesë e NATO-s, çfarë jemi ne në NATO kur tashmë dihet edhe një teori që sipas presidentit të SHBA-së Donald Trump, çdo vend anëtar duhet të japë kontribut real në NATO dhe jo modest dhe simbolik?

Mendoj se që nga viti 2009 por edhe pak më parë kur kemi qenë në proces anëtarësimi, Shqipëria ka qenë partner i denjë duke mbajtur dhe barrë në aleancë në proporcion me madhëësionë dhe numrin e personelit. Ndërsa pas viti 2009 duhet të dimë që Shqiperia është anëtarë jo vetëm me votë me të drejat të barabarta por edhe një kontribues real dhe dinjitoz në të gjitha misionet.

Përse jemi ne kontribues dinjitoz?

Sepse proporcionalisht po të shikojmë kontributin tonë ndër vite në misionet e aleancës ne jemi në një raport mbimesatar krahasuar me vendet e tjera.

Kjo matet vetëm me misionet tona që dërgojmë jashtë Shqipërisë?

Me misionet, personelin ushtarak, me personelin këshillues, me kontributet e tjera në të gjithë spektrin e aleancës ne jemi një ushtri e vogël por profesioniste me kontribute reale të qenësishme dhe dinjitoze. Vlerësimi nga komanda stradegjike, shtabet kombëtare për trupat tanë është në notat maksimale.

Megjithatë ka një diskutim dhe debat sipas të cilit ushtria shqiptare ka raport të ulët në raport me GDP . NATO ka kërkuar që GDP vjetore e ushtrisë duhet të shkojë 2 për qind e GDB-së kombëtare, ndërkohë ne nuk e kemi as 1 për qind. A do plotësohet kërkesa që ka bërë NATO?

Sot këtë kusht e plotësosjnë vetëm 5 apo 6 vende anëtare të NATO. Jo të gjithë e plotësojnë dhe kjo kërkesë që ju thoni nuk është vetëm për Shqiëprinë. NATO kërkon që të rrisim kapacitete e kahershme. Është diskutuar në Samitin e Bukureshtit të Varshavës që të gjitha vendet anëtare të rrisin kontributet e tyre për të krijuar kapacitete për të adresuar sfidat dhe kërcënimet që i vijnë vendeve anëtare. Nisur nga kjo qeveria shqiptare ka marrë angazhim konkret për të rritur buxhetin e Mbrojtjes dhe kjo ka filluar që këtë vit. Ne aktuaklisht kemi një buxhet më të lartë se vitin e kalaur.

Por për vitin 2018 sa pritet të jetë?

Rritja do bëhet në mënyrë progressive. Unë nuk mund ta them saktësisht me shifra por besoj se buxheti për mbrojtjen për vitin 2018 do shkojë në 1.2 për qind të buxhetit të përgjithshëm të vendit tonë. Kjo rritje do të vazhdojë vit pas vitit deri sa pas disa vitesh ky buxhet të arrijë shifrënq ë këkron NATO pra 2 për qind.

Çfarë do të sjellë kjo?

Kjo do të sjellë kapacitete dhe kjo rritje do të shkojë për modernizimin e këttyre kapacitteve, armatime të reja, kontribute në misione paqeruajtëse etj.

Paraardhësi juaj zoti Jeronim Bazo ka dekalruar në ëktë studio se është në process heqja e plotë e kallashnikovit. Ku jemi me këtë propces?

Fiorcat e armatiosura kanë filluar programin e modernizimit dhe zëvendëismit të kallashnikovit me armatim të tri që ëhstë M4. Ka fillaur me grup batalionin që është oprioritet I forcave të armatisura të forcës toëkse dghe do vijojë sipas një plani dhe me reparetet e tjera. Akoma nuk ka ëprfundaur por është një process I mriëmenduat modernzimi dhe shumë shoejt kallashnikovi nuk do të jetë më pjesë e armatimeve. Madje jo vetëm kallashnikiovi por edhe armatimi I rëndë si mortaja si dhe sisteme të tjera.

Kur nuk do të ketë fare kallashnikov në Shqipëri?

Nuk mund të them një datë të përcaktuar por di të them që shumë shpejt kallashnikovi do të jetë një histori.

Zoti Kollçaku duke qenë se jeni I apri ushtarak shqiptarq ë kemi mbajtur një detryë në NATO dhe e njihni mirë nivelin e ushtarakëve të vendve eanëatre. Sië shtë niveli I një uhstaraku shqiptatr krahasuar me një të NATOs?

Unë kam punaur në shtabet e NATO-s për rretyh katër vite. Shpreh konsideratë se kolegët, eprorët dhe varëtsi e tmi kanë patur një ëprfaqësim të shëklqyer në të gjitha niveket e komandimit dhe drejtimit. Madje herë herë më mirë se kolergët e tyre perëndimiorë. Ka kapacitete madje edhe në gradate  ulta.

Për më shumë se 6 muaj ushtria shqiptare ka qenë pa shef Shtabi pas mbarimit të mandate të general Bazos. Si ka funksionuar ushtria në ëkto 6 muaj deh a ka sjellë kjo problem?

Forcat e Armatosura kanë një strukturë hierarkike që janë të destuinuara të funksionojnë edhe ku I mungon komandanti ose zëvendësi. Funksioni i shefit të shtabit është një detyrë kushteteuse dhe zevendës shefi i shatbit zëvendësion shefin e shtabit kur ai nuk është. Kjo ishte një historiq ë nuk dueht të ndodhte por ndodhi dhe nuk ka qenë periudha më e mirë. Por tashmë ëhstyë një histori që I ëprket të kaluarës dhe ushtroj që raste të tilla të mos ndodhin më sepse ky sintitucion është shumë I rëndësishëm.

Mandati juaj është 3 vjet?

Po. Me të drejtë përsëritje.

A ka nevojë për rregulime ligjore që kjo situatë të mos përsëritet?

E mria është që forcat e Armatisorua të mbeten jashtë betejave politike sepse janë të depolitizuara. Jmei në rishikimin e dokumenteve stradegjike, dokumetet e rishikimit të Mbriojtjes. Në fakt duhet të rishikohen disa çështje. Por ky është një proces.

A rrezikohet Shqiperia nga terriozimi?

Po natyrisht ne jemi të rrezikuar. Ndaj duhet të jemi vigjilentë.

A ka qenë Shqipëria ndonjëherë shumë afër këtij rreziku?

Disa infromacione janë të klasifikuara. Por mund të them se ka patur raste të tilla.

Unë ju njoh shumë mirë dhe mendoj se kaerakteri juaj është arma juaj më e fortë. Por pyetja është si do tia bësh nëse do kesh presione politike në detyrën që keni marrë?

Forcat e Armatosra janë isntitucion I depolitizuar dhe funskioni I shetit të shtabit dueht të kosnderohet si i tillë. Natyrisht ne ndjekim një program qeveritar I cili është  I orientuar dhe miratuar në parlament. Nuk është presion por program I qeverisë.

Kur them presion mund të kesh presione dhe nga trupa e ushtarakëve.

Është herët ëpr ta thënë këtë. Kmei marrdhënie shumë të mria me të gjithë. Unë jam I vebndiosur në forcimin e këtyre marrdhënieve.

Share: