Home KRYESORE Si rallë herë me parë shqiptarja do të prezantojë eventin e MTV...

Si rallë herë me parë shqiptarja do të prezantojë eventin e MTV në Londër

Rreth një muaj e gjysmë përpara eventit “MTV EMAs” njoftoi se këtë vit do prezantohet nga një prej këngëtareve shqiptare. Rita Ora nuk do të jetë vetëm performuese, por edhe prezantuese e eventit që do të mbahet në arenën “Wembley” në Londër, më 12 nëntor.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova premton të sjellë “veshje të mrekullueshme dhe humor britanik” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ku ajo do të performojë edhe bashkëpunimin e saj të fundit me Avicii-n, “Lonely Together”. 26-vjeçari ka marrë tetë nominime gjatë viteve, duke përfshirë “Video më e mirë”, “Paraqitja më e mirë” dhe “Artisti më i mirë i Britaniksë së Madhe”.

“Prezantimi është me të vërtetë i rëndësishëm për mua, duke marrë parasysh që jam rritur në Britani. Dua të argëtohem dhe të shijoj çdo moment. Çdo vit e shikoj, dhe çdo gjë ishte kaq e mahnitshme, e gjallë dhe ka një ndikim kaq të madh. Kishte një ndikim të madh në rritjen e brezint tim”, tha ajo për “Variety”.

Këngëtarja shtoi se është veçanërisht e ngazëllyer që çmimet të mbërrijnë në Britaninë e Madhe, pasi ishte një vit i madh për skenën muzikore në Mbretërinë e Bashkuar.

“Dua me të vërtetë ta përfaqësoj Britaninë gjatë natës, sepse është në “Wembley” dhe ka shumë artistë britanikë të kohëve të fundit që kanë dominuar listat dhe ka qenë një vit kaq i rëndësishëm për ne”, tha ajo.

Rita së fundmi u erdhi në ndihmë të prekurve nga uragani Harvey.

“Veçanërisht tani, jemi duke kërkuar për ndonjë formë shprese, sepse ka pasur disa tragjedi në Londër. Me këtë rast unë me të vërtetë dëshiroj të provoj të sjell sërish gëzimin”.

Kujtojmë se vjet “MTV EMAs” u prezantua nga një tjetër këngëtare shqiptare, Bebe Rexha./360grade.al

Share: