Home KRYESORE Yes Kryeministër! Nga Ylli Dylgjeri

Yes Kryeministër! Nga Ylli Dylgjeri

Lista e Sekretareve të Përgjithshëm e shpallur këto ditë në media kaloi çdo parashikim të ligjit të shërbimit publik shqiptar. Nëpunësi Civil numër 1 u emëruar nga zyra Nr. 1 e ekzekutivit shqiptar!

Kjo nuk kishte ndodhur asnjë herë në 18 vitet e këtij shërbimi, tashmë të ashtuquajtur civil. Lista ka format uniforme. Lista ka rresht ushtarak, ku nga menyra e renditjes në rresht çdo Sekretar i Përgjithshëm sheh supin e të tretit.

Çar ishte kjo Listë? Duke qënë një nga Sekretaret e Parë të Përgjithshëm të Shërbimit Civil Shqiptar( kam konkuruar më 3 janar të vitit 2000 në Ministrinë e Rendit) nuk mund të revoltohem e të rri i heshtur pa hedhur këto rradhë.

Taksapaguesi shqiptar ka dhe duhet të ketë përfaqësuesit e vet në administratë. Ato drejtojnë, administrojnë dhe qeverisin taksën publike. Kjo është administrata në demokraci. Jo lista.

Një nga detyrimet e hershme të punonjësit që rekrutohej sipas ligjit shërbimit civil ishte qëndresa ndaj akteve të paligjshme dhe mospërkulja ndaj urdhërit okult. Kështu na mësoi europa.

Duke kryer në vite të gjitha shkollat dhe kurset e trajnimit të administratës publike që nga Londra, Parisi, në Haga ,Trieste etj, nuk kam ndeshur apo studjuar emerime me listë të SP dhe nëpunësit civil.

Kudo në Europën ku pretendojmë të shkojmë Sekretarët kanë konkuruar dhe janë në detyrë prej dhjetra vjetësh. Pa u lëvizur nga politika që shkon e vjen. Po kështu është dhe shërbimi civil me senjorët në detyrë.

Së fundi, një e vertetë tjetër duhet thënë: Sekretari i Përgjithshëm zgjidhet nga Ministri dhe i përgjigjet vetëm Atij. Për këtë qëllim në Kolegjin e Shërbimit Civil të Londres ishte prodhuar edhe filmi tashmë mjaft popullor me titullin: Yes Ministër.

Lista e botuar këto ditë tregoi se në Shqipëri po luhet një film tjetër… Ky film do të dalë me titullin: Yes, Kryeministër…

Share: