Home KRYESORE ‘Zhduket’ ëndrra amerikane! Administrata Trump i jep fund programit DACA

‘Zhduket’ ëndrra amerikane! Administrata Trump i jep fund programit DACA

Merr fund ëndrra amerikane për emigrantët e rinj në SHBA, pa leje qëndrimi…

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri të ditur këtë të martë se do t’i japë fund programit që mbron imigrantët e rinj nga dëbimi. Ky ishte një premtim elektoral i Traump gjatë fushatës.

Programi është miratuar nga administrata e ish-presidentit Barack Obama.

Prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Jeff Sessions, tha se programi i njohur si DACA është një “ushtrim antikushtetues i autoritetit nga dega ekzekutive”.

Programi DACA ofron mbrojtje nga dëbimi për imigrantët e paligjshëm që kanë hyrë në SHBA në moshë të mitur.

Sessions tha se administrata Trump po i kërkon Kongresit të gjejë një mënyrë alternative për të mbrojtur imigrantët e rinj, që kanë hyrë në SHBA ilegalisht./syri.net

Share: