Home KRYESORE Britania është duke u përgatitur për luftë me Penianin!

Britania është duke u përgatitur për luftë me Penianin!

Britania është duke u përgatitur për luftë me Korenë e Veriut, si potencial për konflikt të armatosur ndërmjet Phenianit dhe Uashingtonit.

Derisa Donald Trump dhe Kim Jong-un shkëmbejnë kërcënime dhe kundër-kërcënime, ushtria britanike po përgatitet për më të keqen.

Koreja e Veriut ka kryer prova raketore në detin e Japonisë dhe këmbëngul se tani është e aftë të hedhë një bombë bërthamore në Amerikën kontinentale.

Testet provokative kanë zemëruar presidentin e SHBA, i cili njoftoi se po shqyrton një reagim ushtarak.

Një tjetër provë raketore mund të bëhet të martën për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut.

Burimet ushtarake dhe qeveritare thonë se nëse bëhet testi i raketave, mund të jetë e mjaftueshme që Trump të dërgojë trupa për të rrethuar Korenë e Veriut. SHBA do t’i thërrasë aleatët e saj, përfshirë Britaninë.

“Ne kemi shumë anije për të dërguar … shkatërruesit e tipit 45, fregatat e tipit 23. Bartësi i ri i aeroplanëve të Britanisë mund të futet në shërbim herët nëse gjërat kthehen në jug”, tha një burim i lartë i Whitehall për Daily Mail.

Anija luftarake “Mbretëresha Elizabeth”, e para e dy transportuesve të rinj të avionëve, mund të vendoset në misionin e saj të parë luftarak.

Share: