Home KRYESORE Çfarë donte të thoshte mbreti spanjoll më shumë? Zbulohet mesazhi sekret për...

Çfarë donte të thoshte mbreti spanjoll më shumë? Zbulohet mesazhi sekret për Katalonjën

Mbreti Felipe VI ka bërë një paraqitje publike të rrallë, duke iu drejtuar kombit në lidhje me referendumin në Katalonia dhe duke akuzuar qeverinë katalanase për shkaktimin e një “pakënaqësie të papranueshme”.

Megjithatë, në fjalimin e tij është fshehur një mesazh sekret.

Sigurisht që gjatë fjalimit është shfaqur publikimi i flamurit spanjoll, së bashku me flamurin e BE-së. Përveç se një laptop të vendosur në anën e majtë të monarkut, ajo që bie në sy është edhe piktura në sfond e cila ka zgjuar edhe shumë polemika, shkruajnë mediat e huaja.

Në një farë mënyre, ai shfaqi autoritetin historik. Kjo nënkuptohet nga vendosja e pikturës ku është shfaqur portreti i Charles III, paraardhësi Bourbon i mbretit aktual, i cili imponoi gjuhën spanjolle (kastiliane) në kurriz të katalanasve në sistemin arsimor më 1768.

Në dekretin e tij, Mbreti Charles III vendosi sanksione duke përfshirë edhe burgim për mësuesit që shkelin ligjit.

Megjithatë, mediat spanjolle theksojnë se piktura nuk ishte varur me qëllim. Ato theksojnë se piktura ka qëndruar aty që nga rinovimi i apartamentit mbretëror para tri vitesh. /360grade.al

Share: