Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Djali nga lezha i shkruan Edi Rames: Te gjobitur qe kur kemi...

Djali nga lezha i shkruan Edi Rames: Te gjobitur qe kur kemi lere!

I nderuar Kryeminister!

Une qe Po ju shkruaj Jam nje 19 vjecar nga Lezha. Si shume moshatar te mi , 16 vjec mora rrugen per Itali i vetem fare. Pa asnje te ardhur dhe pa mbeshtetje perfundova ne nje komunitet , njerez, kulture, vend per mua te huaj. Vazhdova shkolle professionale 3 vjecare per guzhine. Mbarova shkollen dhe tani punoj si ndihmes guzhinjer. U zgjata cik si shume ne prezantimin tim.

Tani do dal ne teme, Po te shkruaj per ca probleme te mia personale qe sipas meje i kan dhe 95% e familjeve Shqiptare mbrenda dhe jashte kufirit.

Zoti kryeminister mire se nuk na krijuat mundesin te ecim perpara ne vendin tone dhe te permirsojme vendin tone, por dhe ne emigrim po na e nxini jeten, e kemi malle te shkojme ne nje ambasad Shqiptare sepse pavarsisht rradheve te gjata pa hyre mire te kerkojne leke, ne telefon nuk pergjigjen gati asnjehere, edhe Po u pergjigjen dhe i pyet per dicka , ne shumicen e rasteve nuk dijne te japin pergjigje dhe te drejtojne drejte zyrave tjera ku duhet te sillesh sa andej-kendej per te marre nje pergjigje ose nje dokument.

C’behet keshtu zoti Edi? Pak qe Po na shfrytzon shteti i huaj me taksa, me pune jashte orari, me pronare qe shfrytzojne ne maksimum puntoret dhe ne fund ju japin rrogen minimale, tashi do na shfrytezoj dhe shteti yne edhe pse nuk Jetojme me aty? Na moret shpirtin ne Shqiperi dhe tashi doni te na e merrni edhe ketu? A do ngopeni ndonjehere duke fituar miliarda nga xhepat tane , a do ngopeni duke na pire gjakun kudo qe jemi dhe duke na e bere jeten sterr te zeze? Kthehemi ne shqiperi 2 here ne vite (ata qe kan mundesi) dhe e gjejme gjithnje e me keq, rruge te coptuara, vrasje, prerje, perdhunime, cmimet ne qiell por produkte te skaduara dhe kancerogjene. Vim me shendet per te bere pak pushime dhe per tu c’mallur me te afermit tane , por shohim dhe rrime me shume ne spital se me te afermit.

Merr gjobe per parkim te gabuar vetem nese je i varfer, merr gjobe per 2 kokrra molle pa kupon tatimor, merr gjobe ktu merr gjobe atje, cdo gje qe te besh rrezikon gjobe ose burg, per 20mije leke te vjetra drita pa paguar perfundon ne burg, ndersa Po te besh nje vrasje te shpallin Hero.

Ne dogana dhe ne aeroporte te ngrijne nga leket, as nje shishe uji nuk te lejne ta kalosh pasi duhet ta blesh tek bisneset e politikaneve mbrenda aeroportit, gje normale qe ndodh dhe ne bote, por ama ne bote mbrenda aeroportit nuk te kushtojne 3-4 here me shume se jashte. E keni bere shqiperin si kotec pulash, sapo te thuash se je shqiptar te lidhin kembe e duar dhe te mbyllin cdo dere , pse duhet te paguaj populli fajet dhe gabimet e politikes? Ne jemi te gjobitur qe kur kemi lindur, sepse qe kur te lindesh paguan nje mal me para ne maternitet. Cfare presim me shume nga nje shtet qe te ben te paguash dhe per lindjen.? Cfare do , dhe cfare mund te bejne me shume shqiptaret e shkret qe lan kockat dhe ne shume raste dhe jeten ne vend te huaj duke punuar. ? Mos ndoshta dhe leket qe fitojne me djerse e me mund duhet ti kalojne neper llogarit e juaja bankare? Mos ndoshta duhet te presin qe te vdesin per te qene te qete? Mos ndoshta duhet qe shqiptaret te behen kurban neper bote qe ju ti shtoni me shume “zero” llogarive tuaja bankare? Apo mos duhet ti vendosin flaken shqiperise me gjithe politikan mbrenda dhe te ikun nga syt kembet neper bote duke fshire nje here e mire te kaluaren dhe te tashmen (e ketyre viteve) bashke me gjithe shqiperin? Mos valle na ka mallkuar zoti te lindim ne kete vend te bekuar por me politikane te skaduar? Te gjitha keto zoti kryeminister jane nje barre shume e madhe qe rendon mbi shpatullat e Shqiptareve mbrenda dhe jashte vendit. Zoti Edi, Po gjobisni brezin e te ardhmes Akoma pa lindur. Mos jau merrni jeten akoma pa lindur. Mos i futni ne borxhe qe ne bark te nenes. Do e paguani shtrejte nje dite, sepse Jeta eshte si nje meteor , sillet sa sillet neper univers por ama ne fund e permbush fatin e vet.

NA LEJONI TE JETOJME!!.
Me falni se e zgjata cik si shume. “/JetaOshQef

Share: