Home KRYESORE E pazakontë në Turqi/ Ndalohet qethja ‘stil amerikan’ në qytetin e Samsunit

E pazakontë në Turqi/ Ndalohet qethja ‘stil amerikan’ në qytetin e Samsunit

Kryetari i Dhomës së Berberëve të Samsunit në Turqi, Zabit Piran ka urdhëruar berberët e qytetit që të mos aplikojnë qethje “stil amerikan”. Arsyetimi ishte pezullimi i vizave për qytetarët turq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Dhomës së Berberëve të qytetit të Samsunit, Zabit Piran deklaraoi për IHA: “Ne u kemi ndaluar qethjen në “stil amerikan” berberëve tanë në mbështetje të Presidentit Erdogan dhe vendit tonë. Asnjë berber në Samsun nuk do të qethë më duke bërë mrrotullimin e stilit amerikan.

Tashmë u kam përcjellë udhëzimet e nevojshme të gjithë miqve të mi berberë që janë regjistruar në Dhomën e Berberëve të qytetit. Nga sot stilet e qethjes do të jenë të përshtatshme për zakonet, dhe në përputhje me traditat tona. Nuk do të ketë më qethje në “stil amerikan”, por vetëm qethje në ‘stil turk’.”

Share: