Home KRYESORE Eurodeputetët grekë në Parlamentin Europian me tekstet shkollore shqiptare

Eurodeputetët grekë në Parlamentin Europian me tekstet shkollore shqiptare

Dy nga eurodeputetët e SYRIZA-s të kryeministrit Tsipras kanë çuar disa tekste shkollore shqiptare në Parlamentin Erupian. Shkak është bërë, sipas eurodeputetëve, propaganda në këto tekste për Shqipërinë e Madhe.

Në argumentimin e tyre ata theksojnë që në një kohë që Shqipëria aspiron përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE, harta me përmbajtje nacionaliste dhe irredentiste përfshihen në tekstet zyrtare shkollore, duke propaganduar idenë e “Shqipërisë së Madhe. Këto harta përfshijnë territore të gjithë vendeve fqinje, si dhe të një shteti anëtar të BE-së, që është Greqia. Është e qartë që këto praktika nuk promovojnë vlerat e BE-së për bashkëpunim dhe bashkezistencë paqësore, nevojën e pajtimit dhe të fqinjsësisë së mirë”.

Ata thonë se për këtë arsye kërkojnë që përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme Federicca Mogherini të japë përgjigje për dy pyetje që parashtrojnë dy eurodeputetët:

Cilat janë iniciativat e organeve institucionale të BE-së për promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe luftimin e nacionalizmit dhe gjuhës së urrejtjes në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor?

Në çfarë mase fenomenet e përshkruara më sipër vënë në rrezik procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, posaçërisht në momentin që vendi ka paraqitur kërkesën për hapjen e negociatave të anëtarësimit?

Share: