Home KRYESORE Furtunë në Polici, Çako: Policia e Elbasanit dështoi, shkarkohen 12 drejtues…

Furtunë në Polici, Çako: Policia e Elbasanit dështoi, shkarkohen 12 drejtues…

Policia e Elbasanit ka dështuar në operacionin për kapjen e bandave kriminale që operojnë në këtë qytet. Ngjarja e ndodhur para dy javësh ka bërë që Policia e Shtetit të marri masa drastike për shkarkimin e 12 drejtuesve të kësaj policie.

Drejtori i policisë së Shtetit, Haki çako gjatë një deklarate për mediat, tha se operacioni në Elbasan ishte i dështuar.

“Fatkeqësisht imazhi i policisë së shtetit u cënua nga ngjarja e ndodhur në Elbasan. Pas hetimit të kryer nga drejtoria e standardeve në drejtorinë e Policisë së Shtetit, është arritur në konkluzionin se strukturat operacionale në drejtorinë e policisë Elbasan janë shfaqur të pa afta për ta mbyllur me sukses operacionin, duke vënë para përgjegjësisë grupet kriminale. Kjo Ngjarje kërkon nxjerrjen e përgjegjësive konkrete. Masa disiplinore për 12 drejteus të policisë së Elbasanit. Një nga emrat është ai i Arben Dashit…”

Share: