Home KRYESORE Gazetari qe intervistoi Zaganin: Ja pyetjet qe do i beja unë Saimir...

Gazetari qe intervistoi Zaganin: Ja pyetjet qe do i beja unë Saimir Tahirit:

Nga Basir Collaku

Tahiri nuk shkoi ne “Opinion” te pyetej..Une nese do te isha do te pyesja …

Fevziu tha mbreme ne emisionin e tij “Opinion”se ka kontaktuar gazetarë për të pyetur Saimir Tahirin në studio, por ata kanë refuzuar…

Ne duhet dhe i njohim keto gazetare qe kane refuzuar, jane te gjitha ata qe nuk kane refuzuar dhe e kane mbrojtur rregullisht. Disa prej tyre i kam pasur une perballe kur e mbronin me shpirt nder dhembe, e pasion nder xhepa, gjate denoncimit ne nentor ne vitin 2015…

Sigurisht moderatori vendos vete ke te kontaktoje. Por ne emision mbreme, shume pyetje interesante munguan ne adrese te ish-ministrit..

Dhe jo se nuk diheshin por nuk duheshin bere, per te mos e renduar te ftuarin..

Disa nga pyetjet…

1-Z ish-minister perveç kusherinjve Habilaj te grades 10 ke pasur kusherinj te grades 1 prane drejtorit te Policise Fier me pas drejtor ne Tirane?

2-20 numrat e telefonit te organizates “Habilaj” qe u derguan nga dy here per pergjim nga infot e antidroges Fier, perse fikeshin kaq magjisht kur shkresa mberrinte ne Tirane?

3-Perse A. Dalipi nuk pergjohej, nuk kontrollohej ne banese e ne skafe, ndonese kishte te dhena te bollshme per aktivitetin e tij kriminal te trafikut te droges dhe armeve?

4-Perse skafi i trafikanteve qendronte i ankoruar ne molin ku ishin 20 cm ngjitur skafet e policise (foton e kam publikuar une ne 2015) ?

5-A e dini se SHÇB, vartesit tuaj kane kercenuar oficeret e antidroges dhe ju kane kerkuar para?

6-A keni pasur dijeni dhe a keni qene ndikues ne kanosjen neper burgje te oficereve te antidroges, kur u dergohej ne qeli disa trafikante??

7-Perse Prokuroria nuk e jep vendimin e pushimit per te cilin ju z ish minister u krenuat si i pafaj, ndonese ne te thuhet se makina Audi ende ishte nen emrin tuaj?

8-Keni deklaruar publikisht se nese Habilajt jane trafikante droge do te kerkonit falje publike se u keni shitur makinen tuaj trafikanteve te droges, perse nuk e bete??

9-Perse Ana Pogi dhe Michele Grillo dy ish drejtues te misionit italian Interforca iken me emergjence e te dyshuar ne shume implikime ne çeshtje te trafiqeve e pergjimeve? Madje djali i Grillos erdhi dhe u punesua tek Deloit ne Tirane!!!??

10-A keni ndikuar me ish kolegun tuaj ne Itali qe te mos vije te deshmoje ne gjyq ne Shqiperi oficeri italian, te cilin e pengonin ta bente kete deshmi ndonese ai ishte i gatshem?

11-A kishte te dhena se dikush apo disa nga keta miq italiane e shqiptare vinte dore dhe hiqte emra te kerkuarish nga lista e Interpolit dhe me pas shperblehej me prona e para?

12-Perse policia qe ishte e plot informuar nuk kontrollonte pronat e diplomateve dhe zyrtareve te larte italiane ne Shqiperi dhurata te trafikanteve?

13-A diheshin se paku kater organizata te forta kriminale ne Fier dhe Vlore qe benin e bejne kerdine ne trafikun e kokaines dhe heroines dhe kane mbeshtetje politike te thekur?

14-Se mos do permendej dhe nje arrestim tjeter keto dite ne Greqi A. SH, nje trafikanti te madh droge prej 20 vitesh..?

15-…..Mbase u bene shume pyetje…se ka dhe plot te tjera….

Share: