Home KRYESORE “Gratë janë petk për ju e ju jeni petk për to.”

“Gratë janë petk për ju e ju jeni petk për to.”

Nga Xherald Bizaku

Nuk kam preferuar që të shkruaj per debatin e ditëve te fundit që shkaktoi një video e Imamit te nderuar Elvis Naçi por vreri që kane hedhur se fundmi mbi rolin e gruas në Islam është një mediokritet që nuk ka kufij.

Disa gjëra duhen thënë sepse është obligimi jone si Musliman per t’a bërë diçka të tillë.

Ne kohët para Islamit, në shume popuj, fe dhe vende te ndryshme gruaja trajtohej si skllave dhe nuk gëzonte asnje te drejte shoqerore, politike apo ekonomike, madje disa fe arrinin deri aty sa predikonin qe nëse foshnja kur lind është vajz përbën turp.

Islami i jep gruas të gjitha të drejtat politike dhe shoqërore, që gëzon edhe mashkulli. Ajo përfiton të gjitha privilegjet që përpara ishin të caktuara vetëm për gjininë mashkullore. Përveç çështjeve materiale, barazia gjinore shtrihet edhe në sferën shpirtërore. Islami e shfajësoi gruan nga akuzat dhe fajësimet shekullore sipas të cilave ajo ishte fajtore dhe përgjegjëse sepse ishte ajo që mëkatoi duke marrë mollën e ndaluar.

Kurani i Madhërishëm e kurorëzoi femrën në pozicion të barabartë me burrin dhe e nënvizon barazinë shpirtërore në mënyrë të përsëritur.

Të kalojme te gruaja ne rolin e nënës. Në Islam, nëna është në piedestalin më të larte. Nëna ështe ajo që lind fëmijën, është ajo qe e mban ne trupin e saj e më pas në prehrin e saj, e ushqen nga trupi i saj. Islami na mëson që Xhehneti(Parajsa) ndodhet pikerisht në këmbët e nënës.

Nëse kerkoni Parajsen në këtë botë, e gjeni tek nëna.

Pra u desh Islami qe gruaja te perfitonte rolin qe i kishte munguar nga dogmat e feve te tjera.

Për të gjitha këto mjafton nje lexim i Kuranit te Madherueshem për të kuptuar rolin e gruas ne Islam.

Konkretisht suren: EnNisa4:125,En-Nahl 16:98, El-Furkan 25:75,En-Nahl 16:59-60, El-Bekarrah 2:188,Tirmidhiu, nr. 278 etj etj.

Share: