Home KRYESORE Inis Gjoni hodhi Romir Zallën nga dritarja? Aktori i njohur sqaron: Ja...

Inis Gjoni hodhi Romir Zallën nga dritarja? Aktori i njohur sqaron: Ja çfarë ka ndodhur…

Gjatë ditës së sotme në portale të ndryshme ka qarkulluar në rrjete sociale se aktori i njohur Romir Zalla është hedhur nga dritarja nga regjisorja Inis Gjoni.

I ftuar gjatë ditës së sotme në emisionin “Pasditja ime” në TVSH me gazetaren Erjona Rusi për të folur në fakt një pasion të tij të fshehtë siç është koleksionimi i monedhave dhe kartëmonedhave, Romiri ka sqaruar edhe këtë lajm që ka qarkulluar që prej mëngjesit të sotëm.

“Po ka dal një lajm i tillë! Është skandal promocional në thonjëza, sepse ka të bëjë me shfaqjen e re mbi të cilën po punoj, e cila do të vihet në skenë në “Teatrin Kombëtar”. E vërteta nuk është se Inis ka fluturuar Romirin, por regjisorja e shfaqjes aktorin, përmes rolit të tij.

Personazhi që unë do të interpretoj në shfaqjen “Çifti i Çuditshëm” është i divorcuar nga gruaja dhe në një moment të shfaqjes i thotë gruas se do të hidhet nga dritarja, se çfarë do të ndodhë më pas dua ta lë surprizë për publikun, “-përfundon aktori.

Në “Pasditen Blu”, Romiri, i cili njihet shumë edhe për rolin e tij në Portokalli si “Llambi” foli gjatë për pasionin e tij për koleksionimin, të cilin e ka nisur që në moshën 8-vjeçare dhe që me shumë gjasa siç u shpreh dhe në studio do të vazhdoi ta pasuroj derisa të plaket.

Ky hobi i veçantë i aktorit nuk njihej më parë dhe nuk ishte bërë publike prej tij./360grade.al

Share: