Home KRYESORE Ish-aktori i portokallisë vazhdon me akuzat e forta ndaj Altin Bashës

Ish-aktori i portokallisë vazhdon me akuzat e forta ndaj Altin Bashës

Aktori shkodran Julian Deda ishte i ftuari i radhës në emisionin ‘Kush vjen për drekë’ në televizionin ‘Klan’. Ai ka folur edhe për debatin e ditëve të fundit mes tij dhe regjisorit të ‘Portokallisë’, Altin Basha.

I pyetur nga moderatorja Arjola Shehu, Deda theksoi se vijon të ketë të njëjtin mendim, që aktorët më të hershëm të spektaklit u larguan pikërisht prej marrëdhënies problematike me regjisorin Basha.

“Asnjëri s’ka ikur për çështje pagese. Disa kanë ikur, disa janë hequr, unë jam i grupit të dytë. Po pse ikën të tjerët kur pagesat ishin korrekte atëherë?”- u shpreh aktori i njohur i humorit.

Juli gjithashtu u shpreh se të gjithë aktorët e tjerë me mesazhe private e kishin mbështetur në deklaratën që ai bëri kundër Altin Bashës dhe se të gjithë ata kishin ecur përpara që prej largimit nga ‘Portokallia’.

“Askujt nuk i ka ecur keq se ka ikur nga ‘Portokallia’, madje më mirë na ka ecur”,- u shpreh Deda./360grade.al

Share: