Home KRYESORE Ja 8 drejtorët e burgjeve të shkarkuar nga Ministrja e Drejtësisë sot

Ja 8 drejtorët e burgjeve të shkarkuar nga Ministrja e Drejtësisë sot

Një fortunë të vërtetë ka shkaktuar sot Ministrja e re e Drejtësisë Etilda Gjonaj ne burgjet e Shqiperise.

Ajo, në një dalje për mediat lajmëroi shkarkimin nga detyra të 8 drejtorëve të burgjeve në vend. Ky vendim erdhi për abuzime me detyrën, ndërkohë që disa prej tyre figuronin edhe të dënuar, ka thene ajo.

“Shkarkim nga detyra e drejtorin e Burgut të Lushnjës, të burgut të Peqinit, të drejtorit burgut të Tepelenës për shkelje administrative, të drejtorit burgut të Sarandës dhe figuron si i dënuan më parë, drejtori i Beratit. Sot hapim garën për 23 drejtues të burgjeve dhe paraburgimeve në të gjithë vendin. Nuk do te tolerojme abuzimin me detyrën”, tha ajo. Mes të tjerash Gjonaj pohoi se 6 prej këtyre rasteve akuzon se fusnin lëndë narkotike nëpër burgje. “Ata akuzohen për shkelje te perseritura te rregullores ne burgje, mosmarrje e masave per ushtrim te dhunes, emerime ne kundershtim me ligjin, mosmarrje e masave per korrupsionin”, – tha ministrja.

SHKARKIMET:

Shkarkohet nga detyra kreu i burgut Rrogozhinë
Shkarkohet drejtori i burgut në Lushnje
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Peqin
Shkarkohet drejtori i burgut në Sarandë
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Berat
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Durrës
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Lezhë
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Tepelenë

Share: