Home KRYESORE LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në Durrës “ushtari” i Shullazit dhe Lul Berishës

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në Durrës “ushtari” i Shullazit dhe Lul Berishës

Është arrestuar nga policia e Durrësit një nga emrat e konsideruar nga disa raporte të policisë dhe prokurorisë si pjesë e një prej grupeve të rrezikshme të këtij qyteti. Në pranga ka rënë Marjel Fierza.

Sipas informacione të para nga burime policore, ai u vu në pranga gjatë një aksioni policor, gjatë pasi iu gjetën 2 pistoleta në makinë. Mësohet se edhe 2 persona të tjerë janë shoqëruar në komisariatin e qytetit. Fierza, me precedentë të mëparshëm kriminalë, dyshohet se është pjesë e grupit që drejtohej nga Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi.

Pak kohë më parë, Marjel Fierza mbeti i plagosur në një atentat ndaj tij. Policia nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare për këtë arrestim.

Emri i Fierzës është përmendur një vit më parë në një dokument sekret i Ministrisë së Brendshme (lexo më poshtë “për këtë temë”) ku flitej për një bashkëpunim mes Shullazit dhe Lulzim Berishës, i cili nga burgu drejtonte grupin e tij në Durrës dhe në terren delegonte urdhrat te personat e tjerë si Julian Meçaj, Marjel Fierza, Mond Çekiçi etj/lapsi.al

Share: