Home KRYESORE LAJM I FUNDIT/ Dëshmia e rektorit/ Shullazi ‘frikëson’ Mynyr Konin në gjyq

LAJM I FUNDIT/ Dëshmia e rektorit/ Shullazi ‘frikëson’ Mynyr Konin në gjyq

Një replikë ka ndodhur mes Emiljano Shullazit të akuzuar për disa vepra penale, mes tyre për kërcënimin e rektorit të Tiranës dhe Mynyr Konit në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ndërsa rektori Koni ka dëshmuar për kërcënimin e tij që ndodhi para Fakultetit të Shkencave duke thënë se është marrë me një makinë të zezë dhe i është kërkuar të dorëhiqet nga gara për rektor, Emiljano Shullazi ka folur duke e pyetur nëse i ngjan me ata që e kërcënuan.

Por Koni ka thënë se e ka parë shumë herë në TV dhe nuk e përcakton dot, duke mos drejtuar gishtin e akuzës drejtpërdrejt tek Shullazi.

Shullazi-Konit: A të ngjaj unë me ata që të kërcënuan?

Koni: Të kam parë aq shumë në TV sa nuk e përcaktoj dot. Ishte shumë errësirë, nuk kujtoj gjë.

Shullazi: Po mirë, pse u ndjeve i kërcënuar ti, unë i them 100 herë drejtorit të burgut të japë dorëheqjen, ai nuk ndihet i kërcënuar./360grade.al/

Share: