Home KRYESORE A e mbështet Berisha lëvizjen për ringritjen e PD? Ja si përgjigjet...

A e mbështet Berisha lëvizjen për ringritjen e PD? Ja si përgjigjet Igli Cara

Një nga firmëtarët e lëvizjes për ringritjen e PD dhe ish-deputet i kësaj force politike, Igli Cara tha se qëllimi i kësaj lëvizje është rikthimi i PD në legjitimitet.

Në studion e lajmeve të Ora News, Cara tha se ish-lideri historik i PD, Sali Berisha nuk ka shprehur mendim e tij as pro dhe as kundër kësaj lëvizje.

Igli Cara: Zoti Berisha e ka thënë opinionin e tij, e ka dhënë opinionin e tij edhe për shkakun e humbjes ka folur gjerë e gjatë, pavarësisht se në mendimin tim do kishte pasur vlerë që zoti Berisha të fliste më shpejt, sepse atëherë ndoshta do të kishte më shumë rezultat. Megjithatë ai foli. Fundja mendimi i zotit Berisha nuk ka lidhje me këtë që ne po bëjmë. Zoti Berisha nuk ka shprehur mendim as pro as kundër lëvizjes. Berisha ka dhënë mendimin e tij personal si ish-lider historik i PD, e vlerësojmë por kjo nuk ka lidhje me atë që ne po kërkojmë. Ne po kërkojmë thjesht që PD të vijë tek pronarët legjitimë që janë anëtarët e PD.
Cara tha se nëse Basha nuk pranon platformën e kësaj lëvizje, atëherë ata do ti drejtohen anëtarësisë.

Igli Cara: Zoti Basha mund të heshtë, atëherë ne do ti drejtohemi përsëri anëtarësisë. Do të bëjmë përsëri ato lëvizje që bëmë në proces, ku shkuam në qytete dhe bëmë takime me anëtarët e PD. Unë mendoj që është në interes të Bashës për ti hapur rrugë zgjedhjeve të ndershme në parti.

Ish-deputeti demokrat tha se ata nuk po kërkojnë lëmosha, por thjesht ringritjen e PD duke mos iu fshehur të vërtetës.

Igli Cara: Më këtë platformë ne po kërkojmë thjesht një proces zgjedhor. Unë nuk do të pranojë kurrë një vend në parti pa garë. Ne nuk kërkojmë lëmosha, ne jemi një grup që kërkojmë bashkimin e PD dhe bashkimi i PD nuk vjen duke iu fshehur të vërtetës. Nese ne anashkalojmë të vërtetën ne do të themi që gara brenda partisë ka qenë e rregullt./Oranews.tv/

Share: